Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Oni Pustina nje model tjeter shqiptar


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Oni Pustina nje model tjeter shqiptar
Permalink   


Oni Pustina
Lajmi: Ka zhveshur rrobat e "postinos" sė Maria de Filippit dhe i ėshtė kthyer sėrish punės sė tij si model me fushatė mbarėbotėrore qė e shohin protagonist nė aeroportet kryesorė tė botės. Ndėrsa nė Tiranė, sapo ka hapur dyqanin e tij tė parė. Ekskluzivisht "alta moda", drejtpėrdrejt nga atelietė e stilistėve mė tė mėdhenj italianė.

Nėse fytyra qė ju buzėqesh nga posterat gjigantė tė aeroporteve apo stacioneve italiane

ju duket e njohur, i keni rėnė mė tė. Ėshtė Oni Pustina, modeli shqiptar i cili i ėshtė kthyer sėrish "zanatit" tė tij tė vjetėr tė modelit pas njė shkėputjeje disamujore nė rolin e postierit tė emisionit tė Maria de Filippit "C'é posta per te".

Kulmin e pranisė Oni e arrin me dy reklama tė ndryshme e tė njėherėshme nė Aeroportin e Romės. Pėrgjatė tėrė terminalit ndėrkombėtar janė me dhjetėra postera gjigantė tė tij nė tė mbathura e kanotiere pėr njė firmė tė njohur veshjesh, e pak metra mė tutje e nė tėrė dyqanet e duty-free-s nė brendi tė aeroportit, do ta gjeni nė njė reklamė tjetėr, tek buzėqesh prapa njė karroce e ju fton tė blini nė aeroport (foto lart). E nėse niseni, pėr shembull, nga Roma nė Dubai, mos u habisni qė sėrish Oni qė ju ka uruar rrugė tė mbarė nė nisje nga aeroporti i Fiumicinos, t'ju presė me njė tjetėr reklamė e t'ju urojė mirėseardhjen me tė mbėrritur nė aeroportin ndėrkombėtar tė Dubait ku prej disa kohėsh ėshtė protagonist i njė fushate mbarėbotėrore tė njė firme tė njohur veshjesh.

"Shpėrthimi"i Onit nė reklama pėrkon me njė tjetėr bėmė tė tij, edhe kjo e lidhur pazgjidhshmėrisht me punėn e vet si model. Ishte ndoshta e pashmangshme qė i vetmi top-model shqiptar nė Itali, tė ēonte nė Shqipėri po atė "alta moda" rekomandues i sė cilės ka qenė prej vitesh. Prej disa javėsh Oni Pustina ka hapur nė Tiranė njė dyqan me veshje tė stilistėve tė njohur, me furnizim tė drejtpėrdrejtė nga atelietė e tyre nė Itali, ēka lejon edhe ēmime mė tė ulėta se pėr tė njėjtin kostum tė blerė nė njė dyqan mode nė Itali apo aq mė tepėr gjetkė. "Catwalk", nga emri nė anglisht i pasarelės sė modelėve, quhet dyqani i drejtuar nga Oni Pustina nė Tiranė dhe tregton deri mė tani veshjet dhe kėpucėt e katėr stilistėve tė mėdhenj si Ferre, Zegna, Paciotti dhe Cerruti.
Tė tjerė, nga Valentino te Armani, do t'i shtohen shpejt.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard