Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Hygerta Sako dhe dashuria e saj fatkeqe


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Hygerta Sako dhe dashuria e saj fatkeqe
Permalink   


HYGERTA : E dua por ai nuk e di



Ėshtė e dashuruar, por pėr fat tė keq “bukuroshi” nuk di asgjė pėr ndjenjat e saj. Hygerta Sako po pėrjeton vuajtjet e ėmbla tė njė dashurie dhe ėshtė gati tė braktisė gjithēka pėr djalin qė po i robėron ndjenjat. Pėr momentin ėshtė jetime kjo dashuri pasi edhe AI,(personi me tė cilin ėshtė dashuruar ) ende nuk e di qė ėshtė i zgjedhuri i saj i zemrės.
E dashuron, aq sa pėr revistėn “Spektėr” thotė se braktis gjithēka pėr tė, por qė tani ka vendosur tė presė. Ashtu si ato vajzat lozonjare, Hygerta nuk ka ndėrmend t’ia thotė vetė e para dashurinė e saj megjithėse kjo ėshtė njė vuajtje e vėrtetė pėr bukuroshen. “Vuaj por dua tė lė ēdo gjė nė duart e rastėsisė, megjithėse ditėt pa tė nuk shtyhen”,-thotė Hygerta duke treguar se nuk di asgjė pėr rrėmbyesin e zemrės sė saj. Me njė filozofi qė tė lė tė kuptosh se mė shumė se dashuria asgjė tjetėr nuk ka rėndėsi nė jetė, Miss Albania ndihet e lumtur me kėtė mėnyrė tė dashuruari.Tė tjerat pėr tė nuk kanė rėndėsi.
“Mė intereson tė ndihem kėshtu si tani pėr njė kohė tė gjatė. Zyrtarizmat nuk mė interesojnė”,-tregon Hugerta rreth dashurisė sė saj e cila duket se e ka ēuar nė qiellin e shtatė.
“Ėshtė njė njeri pėr tė cilin nuk di asgjė rreth tij dhe qė pres tė mė rikthehet nga dita nė ditė. Nuk kam ndėrmend t`ia bėj tė ditur dashurinė time por vetėm do tė pres”,-thotė bukuroshja.
Megjithėse deri tani fatkeqe nė dashurinė e saj, kjo nuk e ka penguar aspak nė realizimin e projekteve tė mėtejshme. Pėrkundrazi, duket se kjo vuajtje e ėmbėl i ka dhėnė krah nė rrugėn e saj.
Po interpreton nė dramėn “Stinė e Mėrzitshme nė Olimp”, tė Kadaresė me regji nga Gėzim Kame. Kėtė e quan njė eksperiencė tė veēantė, sepse ėshtė hera e parė qė po ushtron profesionin pėr tė cilin ėshtė diplomuar. Eksperiencėn e “Stinės sė mėrzitshme” kėrkon ta ēojė mė tej tek thotė se dėshiron tė mbetet gjatė nė artin skenik. Pse jo do t’i pėlqente tė intepretonte edhe nė kinematografi dhe nuk do tė refuzonte ftesėn e njė regjisori filmi. Por ndėrkohė nuk lė mėnjanė ekranin dhe sidomos xhirimet nė reklamat fitimrurėse. Po punon nė xhirimet e reklamės sė re tė “Gėrvisht dhe Fito”. Mė pas ka ndėrmend tė rikthehet nė ekranin e vogėl me njė spektakėl tė saj. Po ashtu ka dhe njė kontratė me agjencinė “Spring’ nė Itali, e cila kujdeset pėr njerėzit e spektaklit. “Tani pėr tani jam duke vlerėsuar ofertat mė tė rėndėsishme qė mė janė bėrė nėpėrmjet kėsaj agjencie por s’mund tė flas pa vendosur ende”, –thotė Hygerta e cila pas dy javėsh do “fluturojė” drejt Gjermanisė ku do tė prezantojė disa koncerte qė do organizohen nga kėngėtarėt kosovarė.
Kėshtu ndėrmjet njė dashurie tė fshehtė dhe karrierės, Hygerta thotė se “Ėshtė njė miss i rastėsishėm, njė prezantuese qė do tė vdesė e tillė dhe njė aktore e diplomuar”. Tregon se ėshtė mė e butė se ē’duhet, ambicioze, por pa shkelur rregullat e altruizmit- “S’dua tė shkel asnjė duke formuar karrierėn time”, –dhe pikėrisht rrugėn e karrierės nė Shqipėri nuk e sheh tė fortė, por spekullative.


                                                              Pergatiti: Arbi Hoxha



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard