Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ornela Bregu nė pole possition


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ornela Bregu nė pole possition
Permalink   







Dikur u pėrzgjodh thjesht sepse ishte e bukur. Pastaj erdhėn tė tjerat. Por prezantuesja ka vendosur tė kthejė njė fletė tė re nė karrierėn e saj: dhe kėtu pamja e jashtme nuk hyn fare. Projektet janė njė hap drejt realizimit. Bashkė me to, njė fazė e re nė jetėn e 27-vjeēares E ka akoma tė freskėt nė mendje atė ditėn kur regjisori Pali Kuke i propozoi tė ishte prezantuesja e sezonit tė ri tė Telebingos pėrkrah Adi Krastės. Duket se kishte pasur vėrtet nuhatje tė fortė, sepse Ornela Bregu asokohe as qė e kishte menduar ndonjėherė se mund t’i qėndronte kamerės pėrballė dhe tė ishte prezantuese. Ajo e kishte provuar kamerėn nė njė tjetėr mėnyrė. Por regjisori as qė e dinte se ajo vajzė e bukur ishte takuar me televizionin si kėngėtare. Madje atij as qė i interesonte kjo. Ornela Bregu ishte e pėrshtatshme pėr tė prezantuar. Ishte e pranueshme pėr kamerėn. Kishte dhe look tė veēantė. Me pak fjalė, u pėrzgjodh vetėm se ishte e bukur. Ajo do t’i qėndronte nė krah Adi Krastės. Pėrfundimi dihej: do tė ishte njė manekin i bukur qė duhej tė buzėqeshte ėmbėl dhe herė pas here tė artikulonte ato qė kishte mėsuar pėrmendėsh nga skenari. Si shumė paraardhėse tė saj. Por Ornelės kaq i mjaftoi e i teproi pėr tė shkelur njė tokė qė nuk do t’i dridhej fare nėn kėmbė. Sepse nuhatja e hollė e Pali Kukes doli se kishte qėlluar nė shenjė: ajo kishte vėrtet nerv pėr prezantim.
Njė mundėsi e tillė nuk tė vjen pėrditė dhe ajo e dinte mirė kėtė. Prandaj shumė shpejt doli se ky manekini kėsaj radhe kishte qėlluar jo vetėm e bukur, por e aftė tė shihte kamerėn nė dritė tė syrit, tė improvizonte, tė fliste rrjedhshėm dhe tė mos rrinte si e ngrirė.
Kostoja e dimensionit tė ri nuk do tė ishte shumė e kushtueshme pėr Ornelėn. Madje fitimet nė kėtė rast i justifikonin humbjet qė do t’i shkaktonte lėnia pas dore e muzikės. Tė kėndonte nė skenėn e festivalit nuk ishte e njėjta gjė si tė merrte nė duar frenat e prezantimit. Prandaj e la kėngėn pa bėrė shumė naze, pėr tė parė emrin e saj shumė herė nė titrat e njė spektakli. Dhe shija ishte vėrtet shumė tunduese. Aq tunduese sa nuk kishte mė vend pėr mėdyshje. Tashmė s’kishte mė kthim mbrapa. Spektakli e kishte infektuar. Dhe simptomat ishin tė dukshme. Por u bėnė fare tė qarta kur Ornela Bregu depėrtoi ekranet ēdo tė diel nga kabareja e “Portokalli”-sė. “Eksperienca nė Portokalli ishte shumė e vlefshme pėr mua. Ishte njė lloj tjetėr spektakli qė mė mbante nė korrent gjatė gjithė kohės”. Dhe kur u duk se gjėrat po shkonin aq mirė, pamja e saj do tė bėhej sėrish kumbara e vendimeve tė rėndėsishme. Ornela Bregu nuk do tė ishte mė pjesė e spektaklit tė pėrjavshėm. Arsyeja? Ishte shėndoshur dhe nuk ishte mė e pėrshtatshme pėr kamerėn. Tė paktėn kėshtu u supozua. “Kėto janė ato qė kanė thėnė mediat. Nė atė kohė unė para njė ofertė tė mirė pune nė Kosovė dhe e gjykova si tė rėndėsishme, aq sa tė lija edhe angazhmin tim tek Portokallia. Pėrveē kėsaj, ai spektakėl ashtu ishte konceptuar. Ēdo sezon do tė kishte nga njė prezantues tė ri”. Ndoshta kjo ėshtė hera e parė qė begenis t’u japė pėrgjigje atyre qė u thanė asokohe. Sepse deri atėherė kishte tė tjera gjėra pėr tė bėrė.

U tha ē’u tha, nuk ka shumė rėndėsi. E megjithatė, Ornela bregu pas kaq kohėsh duket kaq ndryshe. Ka pėrvijuar njė siluetė shumė elegante. Nė trupin e saj nuk ka mė gjurmė tė kileve tė tepėrta. Ajo koha kur ajo avulloi nga televizionet pa lėnė gjurmė shėrbeu pėr shumė gjėra. Aq sa tani gjithēka nė jetėn e saj mund t’i vendosėsh njė emėrues tė pėrbashkėt: njė jetė e re.
Tė re sa pėr tė qenė njė nga fijet kryesore tė njė spektakli, pasi kishte munguar pėr njė kohė vėrtet tė gjatė. Njė spektakėl qė do ta sillte tė vetme nė skenė. Aq tė vetme sa nuk do t’ia ndjente kurrsesi mungesėn njė partneri. Tani ishte nė gjendje ta mbante vetė tė gjithė peshėn, Sepse ajo koha kur pamja vendoste pėr tė, kishte perėnduar. Firmėn mbi projekt tani e vendoste profesionalizmi i saj. Prandaj edhe Kafazi i artė rezultoi pėr tė njė sipėrmarrje e suksesshme, ku Ornela kishte pjesėn e saj sigurisht shumė tė rėndėsishme, qė nuk nuk kaloi pa rėnė sy. Edhe tė atyre qė thanė se pėr prezantimit e spektaklit ajo u pagua mė shumė se mirė. Por duket se Ornela mė shumė se kėtė ka vlerėsuar sėrish atė pjesėn e risisė qė i solli kjo eksperiencė. “Nuk isha thjesht njė pėrcjellėse skenari. Kisha kontakte me banorėt. kam qenė ndėr ata qė kanė pėrzgjedhur njerėzit dhe jam marrė gjatė gjithė kohės me pjesėn e organizmit. Por mbi tė gjitha jam ndier e vlerėsuar nga pikėpamja profesionale”. Dhe vlerėsimi kėsaj radhe do t’i shijonte shumė. Sepse kokėēarjet e tipit: flokė, veshje, qėndrim... nuk do t’i kumbonin mė nėpėr veshė. Ishte e lirė tė vendoste vetė.  

Pakti me pamjen e saj kishte mbaruar njėherė e pėrgjithmonė. Nuk i shėrbente mė pėr tė qenė e pranuar. Dhe kjo nuk vlente vetėm pėr pjesėn e skenės. Kishte arritur ta nėnshtronte look-un e saj, aq sa ta detyronte edhe tė merrte pamjen e njė zyrtareje. Sepse kur flet pėr njė jetė tė re, pėrkufizimi vlen edhe pėrtej asaj qė ajo ishte mėsuar tė bėnte ngaherė. Prandaj u grish jo pak pėr ta parė veten edhe me petka zyre. “Pėr katėr muaj kam punuar nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Kisha tė bėja mė shumė me specialistė tė fushės sė turizmit dhe tė thėnė tė drejtėn nuk ėshtė se mė shkonte shumė pėr shtat”. Ndoshta ajo pjesa e spektaklit e kishte krijuar boshllėkun. Prandaj i duhej diēka tjetėr qė tė kishte tė bėnte edhe me atė eksperiencė tė re ku e gjente veten mė sė miri, edhe me atė tė vjetrėn, qė do t’i jepte kuptim ēdo gjėje qė bėnte. Shefe e Departamentit tė Spektakleve nė qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės. Mund tė duket aq i ftohtė dhe pa asnjė pikė takimi me atė qė jemi mėsuar kaq shpesh tė dėgjojmė para emrit tė saj: prezanton spektaklin Ornela Bregu. Por ishte koha pėr tė provuar gjėra tė tjera, prandaj edhe e gjeti veten aq mirė nė punėn e saj tė re. Qė do tė thotė se ēdo aktivitet zhurmėbėrės i Piramidės: spektakle, panaire, promovime librash, ka njė dorė tė padukshme dhe tė dukshme. Dhe nėse ajo rri e fshehur, organizon dhe u jep dorėn e fundit tė gjitha detajeve qė kanė tė bėjnė me aktivitetet e qendrės sė kulturės, spektaklet e bėjnė tė dukshme edhe nė skenė, ku ajo merr vetė nė dorė frenat e prezantimit.
Njė ditė e mbushur plot. Sepse Ornela nuk ėshtė tipi qė mund tė rrijė gjatė gjithė kohės pas njė tavoline zyre, mbi kompjuter dhe shkresurina. Organizimi i spektakleve e do edhe jashtė. Ėshtė gjatė gjithė kohės nė kontakt me njerėz, me takime qė e detyrojnė tė lėvizė shpejt e shpejt pėr t;u gjendur pastaj mė nė fund tė shtėpinė e saj, ku po shijon edhe atje jo pak gjėra tė reja. Pas kthimit tė munguar prej vitesh tė bashkėshortit tė saj, familja ėshtė mė nė fund e plotė. Kanė gjithė kohėn e mundshme nė dispozicion pėr tė shijuar praninė e njėri tjetrit, madje kohėt e fundit kanė shijuar mė fort praninė e vajzės sė tyre, Beninės. Mami Ornela kishte njė impenjim mė pak ditėt e fundit para se ajo tė shkonte nė klasėn e parė. Nuk e shoqėronte mė nė kopsht mėngjeseve. “Para se tė fillonte shkollė doja qė tė rrinte mė shumė me ne. Prandaj e largova edhe nga kopshti. tė kishim mė shumė mundėsi tė qėndronim me tė para se ajo tė ishte e ngarkuar me mėsime”. Paraditet  e kaluara me bashkėshortin, njė aktivitet i ngjeshur nė punė, pasdite tek lodrat me vajzėn dhe ndonjėherė orė tė kaluara nė shtėpi. Ku Ornela ka momentin pėr tė menduar kohėn pėr t’u rishfaqur. Pas njė spektakli impenjativ si Kafazi i Arte dhe aktiviteteve tė herėpashershme nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, patjetėr qė do tė vinte koha pėr tė menduar edhe pėr muzikėn. I ka hyrė nė hak duke e tradhtuar me skenarin  prezantimit. Duket se koha pėr t’i kthyer reston e ka bėrė tė mendohet seriozisht pėr t’u rishfaqur me njė kėngė dhe videoklip. “ėshtė njė kėngė qė unė e kam pėrgatitur prej kohėsh, por tani do ta shfaq pėr publikun duke e shoqėruar edhe me njė videoklip”. E pra duket se pėr kėtė vit Ornela Bregu ka sė ē’tė shijojė. Dhe derisa planet e saj tė zbatohen pikė pėr pikė, patjetėr qė ajo nuk do tė qėndrojė duarkryq.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard