Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Elvira Diamanti, prish "divorcin" me kinemanė


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Elvira Diamanti, prish "divorcin" me kinemanė
Permalink   



 


Kur qarkullojnė ende thashetheme pėr njė divorc tė saj nė familje, Elvira Diamanti ka vendosur tė prishė edhe "divorcin" e saj tetėvjeēar me kinemanė. Ende lumturisht e martuar, aktorja rrėfen se do t'i rikthehet madje edhe kinemasė. "Kam nostalgji pėr filmin",- thotė ajo, duke pohuar se bėhet fjalė pėr njė rikthim konkret, me njė rol protagonisteje nė njė film tė regjisorit Saimir Kumbaro. "Lulet e majit" ėshtė filmi qė do tė xhirohet nė pranverė dhe ku aktorja me sharmin e Marigosė, do tė interpretojė pothuajse vetveten. Kėsaj radhe njė drejtoreshė, pasi ky ėshtė edhe pozicioni i saj social prej disa vitesh, nė krye tė Teatrit tė Kukullave. Nė filmin me skenar tė Rruzhdi Pulahės, ajo do tė jetė drejtoresha e njė azili tė moshuarish, personazhe kėto qė do tė interpretohen gjithashtu nga njė kast aktorėsh profesionistė, por emrat e tė cilėve nuk janė ende pėrfundimtarė.


"Rikthehem me shumė shqetėsim nė fakt dhe jo pa frikė, pasi shkėputja ime me kinemanė ka zgjatur disi. Ky rol ėshtė si njė sprovė pėr mua. Megjithatė, mė ngroh shumė skenari, grupi i aktorėve qė po pėrzgjidhen. Por, filmi ka shumė komponentė qė nuk janė nė dorėn tėnde, prandaj frika e dėshtimit ekziston gjithmonė",- shprehet Elvira gati me ndrojtje, pėr kėtė rikthim nė profesionin e saj tė vėrtetė. Sidoqoftė, aktrimi duket se nuk ėshtė mė njė pasion i pazėvendėsueshėm pėr tė dhe thotė se e ka gjithnjė e mė tė vėshtirė, tė ndėrrojė lėkurėt e personazheve njėri pas tjetrit. I janė dashur tetė vjet, pėr tė pranuar tė veshė lėkurėn e njė personazhi nė kinemanė shqiptare, por nė fakt nuk i duhet tė sforcohet shumė, pasi ajo ēfarė i ėshtė kėrkuar nga regjisori, ka qenė thjeshtė tė luajė vetveten, pra tė komportohet njėlloj siē bėn nė Teatrin e Kukullave.


Nė fund tė fundit, gjithnjė ėshtė thėnė se pleqtė dhe fėmijėt janė njėlloj. Pėr Elvirėn, njė shoqėri si kjo e jona ėshtė shumė e egėr, si pėr fėmijėt, ashtu edhe pėr tė moshuarit. "Por frika e pleqėrisė ėshtė megjithatė, mė e madhe se ajo e fėmijėrisė kur je i vogėl, por ke pėrpara fushėn e mundėsive, tė cilėn nė pleqėri e sheh tė lėnė pas",- shprehet Elvira, e cila nuk duket megjithatė edhe aq e trembur nga pleqėria. "Unė vetė nuk kam njė raport frike apo ankthi nga pleqėria. Mua mė pėlqen tė jetoj moshėn qė kam dhe mendoj se ėshtė pėrvoja ajo qė tė mbush dhe i zė vendin trishtimit tė viteve qė ikin",- thotė ajo, duke nxituar tė shtojė pėrvojėn e saj si nėnė dhe raportin me vajzėn e saj, Edrėn, tanimė studente nė degėn e Mjekėsisė. "Kur ke njė vajzė nė shtėpi, gjėrat ke mundėsi t'i rijetosh, madje mė bukur, dhe kjo gjė nuk mė le aspak shijen e gjėrave qė kam dashur t'i bėj edhe vetė, por nuk kam mundur. Thjesht u rikthehem ndjesive tė mia tė dikurshme nėpėrmjet vajzės sime",- rrėfen Elvira pėr raportin e saj me tė bijėn, qė thotė se ėshtė njė raport shumė special dhe konfident. Shton se nuk ndodh krejt e njėjta gjė me tė birin, Markon, qė po kalon adoleshencėn. "Ėshtė shumė i bukur, por edhe shumė i hedhur",- tregon Elvira, qė thotė se marrėdhėnia e saj familjare bėhet gjithnjė e mė e bukur, duke shtuar se thashethemet pėr njė divorc tė saj e kanė shqetėsuar disi, ndėrsa tregon se vazhdon tė jetė me Drinin, bashkėshortin e saj, njėlloj si mė parė. "Nuk bėhet fjalė pėr divorc. Janė thjeshtė thashetheme",- thotė ajo dhe shton se ndoshta keqkuptimi mund tė ketė lindur nga njė proces pėr kalim pronėsish, nė emrin e saj personal.


Njė nėnė dhe bashkėshorte e pėrkushtuar, Elvira Diamanti, duket se megjithatė nuk e ka harruar pasionin e saj tė parė, kinematografinė dhe nostalgjia ia mbush sytė, sa herė qė flet pėr rolet e dikurshme qė ka pasur. Do tė donte tė kishte prapė njė Marigo, kjo nuk ka dyshim, por kinemaja qė bėhet aktualisht, nuk i pėlqen nė pėrpjekjen e tepruar qė bėn pėr t'u pėlqyer tė huajve. "Kinemaja jonė ėshtė shumė e fryrė. Ka shumė anormalitet nė filmat shqiptarė qė bėhen tani dhe mendoj se ne kemi nevojė pėr mesazhe pak mė tė ndriēuara. Kėtė e vura re edhe nė Festivalin e Filmit, tė cilin e ndoqa me shumė vėmendje kėtė vit, edhe pėr shkak se po pėrgatisja veten emocionalisht, pėr tė hyrė nė rolin tim tė ri". Nė filmin e saj mė tė ri, qė do tė nisė xhirimet nė pranverė, Elvira tregon se ka shumė nga ky normalitet qė i ka munguar kinemasė, ka emocione, por edhe intrigė, karaktere tė forta qė shkojnė nga enveristi deri tek i persekutuari, si edhe njė histori dashurie qė lind nė azil dhe njė konflikt pėr pronėsinė e azilit. "Nėse do tė ruhet realizmi dhe emocioni, ky film besoj se do tė pėlqehet shumė",- thotė ajo. Por, kur vjen fjala pėr teatrin, Elvira e gjen veten tė ftohtė, sepse nuk ėshtė e gatshme tė sakrifikojė aq shumė, pėr diēka qė nuk del jashtė oborrit tė teatrit, ndėrsa, sipas saj, filmi ėshtė njė sakrificė qė ia vlen, pasi ėshtė shumė mė jetėgjatė.


Sado jetėgjatė tė jetė filmi, karriera e re e Elvira Diamantit, duket se mund tė jetė edhe menaxhimi, edhe pse ajo ende nuk e quan veten njė menaxhere tė mirėfilltė, pasi siē shpjegon, vazhdon t'i bėjė gjėrat mė tepėr me zemėr sesa me arsyetim tė ftohtė. Sado institucion periferik tė duket njė Teatėr Kukullash, pėr Elvira Diamantin ėshtė njė impenjim qė i merr shumė energji dhe madje, thotė se kalon shpesh edhe periudha anoreksie, pėr shkak tė stresit nė punė. Shumė e dobėsuar kohėt e fundit, ajo tregon se do tė donte tė mbushej pak, por punėt me oreksin nuk i ka edhe aq mirė. Tė pandarė duket se e ka edhe cigaren nga dora. "Administrata ėshtė si njė karrocė, tė cilės mezi i ecin rrotat", - komenton ajo stresin e gjėrave tė vogla qė duhet tė kalojė nė punėn e saj si drejtore e Teatrit tė Kukullave, i cili ka arritur tė ketė mė nė fund njė skenė dhe ndriēim bashkėkohor, gjė qė i ka munguar prej shumė kohėsh. Kėtė fundvit, Teatri i Kukullave nė Tiranė ka edhe njė kalendar tė vetin pėr herė tė parė dhe Elvira duket shumė e kėnaqur qė ai do t'u shkojė tė gjithė fėmijėve, qė nga spitalet, shtėpitė e jetimėve e fėmijėve me probleme, e deri nė kopshte e shkolla. Pėrveē planit tė 3 premierave nė vit, qė duket i vėshtirė pėr t'u tejkaluar, aktorja tregon se kėtė verė do tė nisė edhe projekti i eatrit tė kukullave tė lėvizshme me kukulla tė vogla, si edhe vėnia nė skenė e njė pjese me kukulla nga njė regjisor italian. Njė shkollė e mirėfilltė pėr artistė kukullash ėshtė njė shqetėsim tjetėr i Elvirės, qė thotė se megjithatė, vetė Teatri ka arritur tė krijojė njė lloj shkolle dhe se salla e shfaqjeve ėshtė gjithnjė e mbushur plot, pavarėsisht konkurrencės qė i bėjnė atij filmat e animuar dhe televizioni.


Rolet


Kinema


Pėrrallė nga e kaluara


Radiostacioni


Liri a vdekje


Shoqja nga fshati


Shokėt


Nė prag tė lirisė


Dasma e Sakos


Teatėr


Shi nė plazh


Mėsuesi i letėrsisė


Shtėpia e Bernarda Albės


Kush e solli Doruntinėn


Vdekja e Dantonit


Nostalgjia


Kur luante Marigonė


Roli i saj mė i dashur, mbetet pa dyshim edhe ai qė ėshtė mė i dashuri e mė i njohuri nga publiku, roli i Marigosė. Ishte 23 vjeē nė kohėn kur u zgjodh pėr tė luajtur gruan e krahinės sė Zagorisė. Kėtė rol e kishte marrė pėrsipėr fillimisht ta luante Luiza Xhuvani. Nė momentet e fundit regjisori Dhimitėr Anagnosti kishte gjetur njė gjė qė nuk shkonte nė figurėn e saj me rolin dhe ia kishte propozuar rolin Elvira Diamantit. "Regjisori erdhi nė teatėr dhe mė dha skenarin. Ishte njė skenar jashtėzakonisht i bukur, tė cilin ai e kishte shkruar vetė. Mė goditi qė nė fillim ai skenar. Iu pėrkushtova kohės sė kinoprovave dhe gjithė xhirimet e provat zgjatėn gjashtė muaj", - tregon ajo. Nė rolin e Marigosė ajo u fut pasiqė e njihte mirė gjithė krahinėn e Zagorisė edhe pėr arsyen se nėna e saj ka qenė gjirokastrite. Nga ana tjetėr Gjirokastra ėshtė qyteti i saj i dashur ashtu si edhe "Kronikė nė gur" ėshtė libri mė i dashur i saj nga Ismail Kadare. Nė kohėn kur luante filmin ajo i kishte flokėt e shkurtra dhe me rrica. Pėr kėtė arsye ajo qe e detyruar tė mbante paruken e famshme me dy gėrsheta, qė i erdhi shumė mirė pėr shtat


 


 



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard