Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Rovena Stefa


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Rovena Stefa
Permalink   


Rovena Stefa - DASMAE doni apo jo Rovenen, kjo nuk e ka penguar kengetaren te publikoje tre albume muzikore, te jete pa pushim ne koncerte kudo ne Evropee te jete e njohur nga ēdo shqiptar si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, Maqedoni e diaspore Nje transformim komplet si ne kenge ashtu edhe ne pamje,e ka bere Rovenen e “re” mjaft te kerkuar ne tregun muzikor, e padyshim qe te gjitha keto vijne edhe me te paturin e nje menaxhereje te mire, e cila i le kohe Rovenes te perqendrohet ne anen artistike me teper se ate organizative te karrieres se saj. Kjo eshte hera e dyte qe Rovena intervistohet nga ne, se fundmi pasi sapo ka nxjerr nje album te ri i cili titullohet “Dasma” qe po ****et mjaft mire ne treg dhe ne internet eshte nder albumet me te kerkuar.Boll humbem kohe me fjale lexoni vete Rovenen se ēfare na tregoi ne kete interviste



-Ku eshte Rovena ne keto momente, me cfare jeni duke u mare e ku do te
shkoni?


Rovena Stefa - Momentalisht ne Shqiperi, sapo jam kthyer nga nje turne ne Europe, qe perfshin Vjenen, Athinen, Zyrihun,Hanoverin.Keto dite nisem per nje grup tjeter koncertesh qe nisin me Romen, Hamburgun, Suedine, Danimarken e pak me vone edhe Norvegjine e Gjeneven.Shpresoj te kem oferte ne Amerike per nje varg koncertesh edhe per shqiptaret qe jetojne aty.


- Albumi juaj i ri titullohet 'Dasma'...mos doni te na thoni ndonje gje qe nuk e dime? Do martohet Rovena?


Nuk ka asnje gje qe ju nuk e dini, te pakten persa i perket gjendjes time civile, BEQARE!! “Dasma" eshte parapelqimi im per ta lidhur idene e albumit me nje nga kenget qe publiku e do me shume, pikerisht kenga "Dasma", qe eshte edhe nje nga kenget promovuese te tij.


- Nga albumi mua me pelqen me shume kenga “A po vjen me mue”, po per ju cila eshte me e preferuara?


Edhe une e preferoj "A po vjen me mue", "Dasmen", "Me kapele Karrocieri" , "Kthehem prape"...Per te gjitha keto kam punuar ne menyre te vecante dhe ndjej kenaqesi kur i degjoj.


- Ēfare e ben Rovenen me te veēante si kengetare ne krahasim me kengetaret e tjera? Dua te them, ju jeni kaq e kerkuar se fundmi, keni realizuar dy albume dhe nje “The best”, nderkohe qe shume artiste brenda kufirit shqiptar mezi kane realizuar nje album...e ne rastet kur kane publikuar kane pasur ****je te dobta.

Perpiqem qe gjithmone te sjell risi, punoj shume dhe shpresoj qe adhuruesit e mi te me shohin ashtu si thate ju!Tanime i kam realizuar 3 albume.I fundit ka vetem nje muaj qe ka dale ne treg dhe duket se eshte pritur shume mire nga te gjithe.Kjo eshte nje kenaqesi shume e madhe per mua.


- Kenget tuaja jane hit edhe ne komunitetin shqiptar te Amerikes, perse na keni qendruar larg kur do te vini?


Do te desha shume te jem ne US, pasi edhe kam marre shume e-maile ne adresen time www.RovenaStefa.com prej shqiptareve te Amerikes, shpresoj vetem te marr oferten e duhur qe do te me sjelle aty prane jush!


- 'Kapele karriocjeri' o Zoooooot! Kjo eshte kenga e filmit indian “Zoteria 420” apo jo? Ku ju shkoi ne mendje? Une mbaj mend kur ky film doli ne Shqiperi gjate komunizmit dhe te gjithe e kendonin dhe transmetohej ne televizion shpesh...


Edhe mua me ka ngelur ne mendje ai film dhe ajo kenge, ashtu si publikut shqiptar.Kam dashur ta risjell per brezat me te vjeter, te cilet e kane shume nostalgji ate periudhe, por edhe per te rinjte, te cileve ngjyrat orientale u pelqejne shume kohet e fundit.Kenges i kam realizuar edhe nje videoklip shume te kendshem, pjese e mire e te cilit eshte edhe karrocieri me kapelen e tij kadife, pas te cilit jam e dashuruar, sigurisht vetem ne videoklip!


- Kam lexuar diku ne nje interviste tuajen, se kenga “Ti me ben magji” ne mos gaboj ka qene ne hitparejdin ballkanik te MTVse italiane. Eshte e vertete?


Po, eshte e vertete dhe ka qene kenaqesi per mua kur e kam degjuar kete.


- Gjithashtu kam lexuar qe me kete album do te prezantoheni edhe ne radiot italiane...


Une nuk e kam deklaruar kete, por t'ia leme me mire te ardhmes!Une shpresoj qe planet qe kemi bere bashke me menaxheren time te realizohen se shpejti!


- Nese Rovena do ishte nje 'bukuroshe e fjetur' , puthja e kujt “princi” do ta zgjonte nga gjumi?


Eshte "princi i kalter" me kal te bardhe!!!(Qesh)....Po e pres te vije!


- Pse 'Nuk behesh dot macja ime'? (Nga titulli i kenges ne albumin “Dasma”)


Pse, a mos je gje maēok ti?....duhet te pyesni Armand Trebicken per kete, autorin e tekstit.


- Mendon se do te kemi rastin te ju shohim si perfaqesuese te Shqiperise ne Eurovision, gjate viteve te ardhshem?


Nuk e di, ndoshta po!


- Shumica e kengetareve behen te njohur me nje kenge hit e me pas mundohen te ruajne ate sukses. Me ju ndodhi ndryshe...ju ki**** kohe qe gjende**** ne skenat e festivaleve, e papritur BOOM. Si ndodhi kjo? Ishte sikur papritur xhindi i llampes ju realizoi tre deshirat... : )


Me album munda te jem prane njerezve ēdo dite gje qe nuk ndodhi me festivalet.Ndodhi qe njerezve u pelqeva me shume keshtu dhe kaq!


-Te degjojme te paverteten me te re eshte thene per Rovenen...


Jam martuar!Kjo eshte e reja e fundit qe kam degjuar.Vetem se nuk me thone me ke!


- Dhe nje pyetje te fundit.Ēfare do sjelli 2005 per Rovenen, diēka qe 2004 harroi te sjelle...




Kam disa plane, por meqe pleqte thone mos i trego planet se nuk te realizohen, po preferoj t'i tregoj pak me vone!

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard