Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "Gumball 3000", mes vonesave dhe aksidenteve


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
"Gumball 3000", mes vonesave dhe aksidenteve
Permalink   


berisha-pilot.jpg

Rally i luksit shkel Shqipėrinė

Rruga drejt Shqipėrisė nuk ka qenė ndėr mė tė thjeshtat pėr pilotėt pjesėmarrės nė "Gumball 3000", tė cilėt kanė mbėrritur nė vendin tonė me shumė vonesė nė orėt e vona tė mbrėmjes. Ndonėse tė gjitha makinat priteshin tė rreshtoheshin pasdite nė sheshin "Nėnė Tereza" dhe "Italia", kryeqytetasit kanė mundur ti admirojnė ato vetėm nė orėt e para tė mėngjesit dhe para rinisjes sė garės. Tė parėt qė kanė shkelur nė tokėn shqiptare kanė qenė gjermanėt e "Team Polizei" me BMW M5, por "finishin" e etapės nė kryeqytet e ka prerė e para "Team Latvia" me BMW M6.

Atmosfera

Nėse nė Greqi apo Maqedoni ka pasur shumė pak shikues tė garės, me mbėrritjen nė Shqipėri, tė gjithė pilotėt kanė mbetur tė ēuditur nga popullariteti i tyre, pasi nė tė dy krahėt e rrugės mes qyteteve shqiptare ka pasur shikues tė shumtė. Duke filluar nga Librazhdi, Elbasani, Rrogozhina, Durrėsi e mė nė fund Tirana, ata janė brohoritur nga njerėzit qė kishin pushtuar rrugėt pėr tė parė makinat supersportive qė kishin ardhur nė vendin tonė. nė kryeqytet, pavarėsisht vonesės sė madhe, makinat janė pritur nga mijėra njerėz, tė cilėt kanė mbushur sheshin edhe pėr shkak tė njė koncerti festiv. Mė i brohorituri ka qenė Rreperi Xzibit, i cili ka qenė si zakonisht nė timonin e makinės sė tij, pasi patenta qė i kishte bllokuar policia belge kishte qenė false.

Greqia

Pjesėmarrėsit nė garė janė nisur tė gjithė dje nė orėn 10:30 nga Athina, duke u pėrpjekur qė tė gjejnė rrugėt mė tė shpejta apo mė tė boshatisura pėr tė kaluar drejt Maqedonisė. Por nė fakt, njė problem me transmetimin e tė dhėnave nga sistemi GPS ka bėrė qė tė gjithė tė ecin pa pasur idenė se nga po shkojnė nė territorin helen duke u ndarė nė shumė grupe tė vogla. Njė pjesė e tyre janė bėrė tė palokalizueshėm edhe nga sateliti ndėrkombėtar qė transmetonte tė dhėnat e makinave, duke rritur shqetėsimin pėr mėnyrėn se si po vazhdonte gara. Shumė nga pjesėmarrėsit janė detyruar tė ndalen nė fshatra grekė pėr tė blerė harta apo pėr tė pyetur vendasit mbi rrugėt e mundshme pėr tė shkuar drejt kufirit maqedonas. Nuk kanė munguar as skenat e ēuditshme me policinė greke si nė rastin e pilotėve tė njė Porshe, tė cilėve u ishin kėrkuar qė tė "xhironin gomat" para se tė largoheshin. Mosnjohja e rrugės ka bėrė qė tė gjitha makinat tė vonoheshin dhe si rrjedhojė, ata i janė afruar kufirit maqedonas rreth orės 16:00.

Maqedonia

Ndėrsa pjesa mė e madhe e makinave vėrtiteshin nė rrugėt greke, vetėm pak makina kishin gjetur itinerarin e duhur pėr tė kaluar nė Maqedoni, e para ndėr tė gjitha "Team Latvia". BMW M6 e drejtuar nga Janis Bazevics ka qenė e vetmja qė ka gjetur rrugėt e duhura, duke lajmėruar mė pas makinat e tjera. Ka qenė pikėrisht makina lituaneze qė ka mbėrritur e para nė pikėn kufitare tė Qafė Thanės, duke hyrė nė territorin shqiptar para pjesės tjetėr tė grupit nė orėn 18:45, i cili ėshtė ndalur pėr shkak tė problemeve nė makina tė veēanta, apo kontrolleve tė shpeshta tė policisė maqedonase. Rreth orės 19:45, nė Shqipėri ka hyrė edhe njė karavan i gjatė prej 25 makinash qė ka kaluar nė territorin shqiptar, duke u skortuar mė pas drejt kryeqytetit nga makinat e policisė shqiptare.


Problem nė aksin Shqipėri-Maqedoni

Mes problemeve tė shumta me hartat, "GPS"-tė qė nuk punonin dhe defekteve mekanike, rally nuk ka kaluar pa aksidente. Nė aksin mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, Porsche 911 e "The Wonder Team" ėshtė pėrplasur nė male. Informacionet e para flisnin se aksidenti ėshtė bėrė nė vendin tonė, ndėrkohė qė sipas burimeve zyrtare gjithēka ka ndodhur nė vendin fqinj. Nė ndihmė tė pilotit dhe bashkėpunėtorit tė tij ka ardhur menjėherė policia dhe mjekėt, tė cilėt i kanė shoqėruar drejt Tiranės.


Paradė me Ferrari, Porshe dhe Ford GT

Nė garėn "Gumball 3000" tė kėtij viti marrin pjesė shumė makina sportive luksoze, mes tė cilave dallohen 21 modele Porshe, nga supersportivet deri nė modelet 4x4. Makina e dytė pėr nga numri i pjesėmarrėsve ėshtė Ferrari, pasi janė 12 tė tilla. Mė pas vijnė 6 Lamburxhini, njė ndėr makinat sportive mė tė njohura nė botė, si dhe 5 BMW apo 4 Ford GT. Ndėrkohė, nuk mungojnė makina tė tjera supersportive si Bugati, Aston Martin, Maserati apo Mercedes Meklaren.


E veēanta


"Team Polizei", 30 minuta ndalesė nė kufi dhe raki nė afėrsi tė Gjirokastrės

Padyshim qė njė nga ngjarjet mė tėrheqėse tė rally-t "Gumball 3000" gjatė kalimit nė Shqipėri ka ndodhur jashtė "skenarit" tė parashikuar. "Team Polizei" e pėrbėrė nga Aleksandėr Roi me Mikael Ros, kanė ngatėrruar rrugėn pas nisjes nė Athinė dhe ndryshe nga itinerari i parashikuar ata nuk kanė kaluar drejt Maqedonisė pėr tė kaluar mė pas nė pikėn e Qafė-Thanės, por nė Larisa kanė marrė rrugėn drejt pikės kufitare tė Kakavijės. Prej orės 16:00 pėr afro dy orė, BMW M5 ka humbur tė gjitha kontaktet dhe ka vazhduar aventurėn nė tokėn shqiptare pa kurrfarė informacioni. Ndėrkohė, rreth orės 19:30 nė sajtet e shumta qė kanė ndjekur "live" ecurinė e garės ėshtė lajmėruar se "Team Polizei" ėshtė frenuar pėr plotė 30 minuta nė kufirin shqiptar. Mėsohet se Roi dhe Ros kanė pėrfituar nga ndalesa dhe provuan pijen karakteristike tė vendit tonė: rakinė. "Kemi ngatėrruar rrugėn pėr afro 320 kilometra, por fatmirėsisht, arritėm tė rifuteshin nė kursin e duhur", ka qenė mesazhi i tyre pėr organizatorėt. Mė pas, ata janė nisur drejt Tiranės dhe pavarėsisht se nuk kanė ndjekur rrugėn e parashikuar, policia ka bėrė tė mundur qė udhėtimi i tyre tė vazhdonte pa probleme.

Kryeministri Berisha, darkė me protagonistėt

Pavarėsisht vonesave tė mėdha tė krijuara gjatė rrugės pėr nė Tiranė, protagonistėt "VIP" tė "Gumball 3000" janė pritur nga Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nė njė darkė ceremoniale nė Pallatin e Brigadave. Gjithēka ka filluar gjatė orės 23:00, kur nė kryeqytet ka hyrė karvani i parė i makinave luksoze, i pėrbėrė nga rreth 30 automjete, ndėrkohė qė mė pas ėshtė bashkuar edhe pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve. Pėr shkak tė kohės sė pakėt, rrally ėshtė limituar vetėm me njė parakalim nė sheshin "Nėnė Tereza". Nė orėt e para tė paradites sė sotme ata kanė startuar sėrish marshin e tyre, kėtė herė me 6 shtete pėr tė kaluar (Shqipėri, Mal i Zi, Bosnjė, Kroaci, Hungari e Sllovaki) dhe 1,489 kilometra pėr tė pėrshkruar, deri nė mbėrritjen e radhės, qė ėshtė Bratislava.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: "Gumball 3000", mes vonesave dhe aksidenteve
Permalink   


Makina e garės aksidenton njė kalimtar nė Maqedoni dhe largohet nga vendi i ngjarjes pa dhėnė ndihmėn e parė

Luksi qė kanė VIP-at ėshtė edhe tė tėrhiqen nėse diēka nuk shkon si ishte parashikuar, ashtu siē ndodhi me dy personazhet mė tė njohura pėr shqiptarėt nė garės raly Gumball 3000. Pamela Anderson dhe Robbie Williams ishin dy VIP-at qė u tėrhoqėn nga gara qė pa nisur ajo, edhe pse nė Shqipėri nga burimet zyrtare trumbetoheshin emrat e tyre si tė pranishėm. Burimet ende tė pakonfirmuara thonė se njė aksident nė kufirin shqiptar ka ēuar njė kalimtar nė spital nė gjendje tė rėndė, ndėrsa konfirmohet vetėm aksidenti i Porsche tė bardhė pa dėmtime pėr pilotėt. Edhe pse makina e parė nga skuadra e Latvia, e kaloi kufirin nė orėn 18:25, makina e parė mbėrriti nė sheshin Nėnė terėza vetėm rreth orės 22:00. Njė tjetėr ndryshim nė planin e Gumball 3000 pėr Shqipėrinė ishte darka me presidentin Mojsiu, qė u shndėrruar nė darkėn me kryeministrin e vendit Berisha, i cili duke e patur nėn kujdes personal rallyn e VIP-ave, nė mėnyrė protokollare e shmangu Mojsiun nė krye tė tavolinės. Por, duke qenė se makina e parė nė Tiranė hyri rreth orės 10 tė darkės, plani i darkės dhe pritja ceremoniale u kthyen nė njė lodhje tė gjatė pėr spektatorėt, duke bėrė qė darka e planifikuar tė shtyhej pėr pas orės 23:00. Makinat e para qė kanė shkelur sheshin Nėnė Tereza ishin katėr automjete Porsche dhe njė BMĖ, qė paraprinė njė Lamborgini dhe Ferrari. Turma e mbledhur pėr tė parė garuesit nuk ėshtė lėnė tu afrohet makinave, rreth tė cilave kanė qenė blinduar forcat e policisė. Pasi makinat e para kanė mbėrritur nė sheshin kryesor tė Tiranės, janė pritur nga kryeministri Berisha dhe mė pas garuesit janė pritur pėr darkėn e shumė merituar. Autokolona prej 120 automjetesh, nė tė cilėn pėrfshihen Bugatti, Ferrari, Lamborghini, Rolls Royces e njė taksi turke hyjnė nė pikėn kufitare tė Qafė-Thanės nga pasditja e vonė dhe nė Tiranė u gjendėn nga ora 22:00, duke pėrmbysur kėshtu planin paraprak tė MTKRS, edhe pse rrugėt e Shqipėrisė nga Qafė-Thana - Elbasani - Durrėsi Tirana ishin mbushur plot me njerėz qė prisnin garėn. Unė fotografova me deltaplan njerėzit e rreshtuar duke pritur makinat thotė pėr ABC Alket Islami, i cili ka kaluar pasditen duke fluturuar mbi Tiranė e Durrės pėr tė fotografuar pamjet. Ndėrkohė, qė nata ka qenė e gjatė pėr garuesit e ardhur me vonesė, tė cilėt kanė mbėrritur nė Tiranė pas orės 23:00. Sot rreth orės 08:00, karvani i makinave luksoze u largua nga Tirana nė drejtim tė pikės kufitare tė Muriqanit.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard