Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ana Oksa, Njė Surprizė Shqiptare Nė Sanremo


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Ana Oksa, Njė Surprizė Shqiptare Nė Sanremo
Permalink   



Vizita e saj ka qenė shumė e shkurtėr. Ka ardhur vetėm pėr pak orė nė Tiranė. Kėngėtarja e njohur italiane Ana Oksa ka vendosur tė rikthehet nė origjinėn e saj. Dhe kjo jo vetėm fizikisht. Ajo ēka e ka sjellė nė Tiranė ėshtė njė projekt ambicioz bashkėpunimi. Mėsohet se do tė krijojė diēka qė tė ketė aromė shqiptare. Ura lidhėse nė kėtė rast ka qenė Ardit Gjebrea. Ndėrsa garant i mbėshtetjes sė kėtij projekti ėshtė AMC dhe Ministria e Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Bėhet fjalė pėr realizimin e njė albumi nė tė cilin do tė jenė tė pėrfshirė shumė elementė shqiptarė. Nė konferencėn pėr shtyp tė dhėnė ditėn e djeshme, kanė zbuluar pak gjėra. Dėshirojnė qė surpriza tė ngelet e tillė deri nė momentet e fundit. Kjo nuk pėrjashton vetėm publikun shqiptar, por edhe atė italian. Vizita e saj ka pasur pikėrisht qėllimin e qėmtimit tė kėtyre elementėve. Por ėshtė bėrė e ditur se fillimi i shfaqjes sė tij do tė jetė pikėrisht “Sanremo”. Emri i saj tashmė ėshtė renditur midis konkurueseve. “Projekti ėshtė shumė i thjeshtė. Tė marr tė gjitha origjinat qė mė takojnė e sidomos origjinėn e rritjes. Ndihem qė jam njė person i ndryshėm qė nga fillimi i lindjes lindjes dhe nuk mund tė mos i shikoja me njė sy tė interesuar gjithė kėto ndryshime. Atehere u shpreha nė tė gjitha mėnyrat e kulturave. Njė prej kulturave qė ėshtė mė afėr me mua ėshtė Shqipėria. Duke respektuar dhe dashuruar nė njė mėnyrė tė apasionuar rritjen, ku mund tė themi deri nė ēmenduri, mendova qė t'i pėrkushtohem poezisė. Poezinė e njė populli, poezinė e tė shfaqurit tė njė ndjenje, poezia e njė kulture qė unė dashuroj,qė mė bėn tė shprej atė qė ndjej akoma edhe mė shumė. Kėshtu e kisha menduar kėtė projekt shumė kohė mė parė. Ju mund tė mė pyesni se cili ėshtė ky projekt? Por nuk mund tjua them sepse ky projekt do tė shfaqet nė Sanremo”. Kėshtu ėshtė shprehur Ana Oksa gjatė konferencės pėr shtyp mbajtur dje pasdite nė Tiranė. Filli i kėtij projekti ka nisur disa muaj mė parė nga njė telefonatė me Gjebrenė. Nuk pėrfundon vetėm nė njė kėngė. “Projekti nuk pėrfshin vetėm njė kėngė, por ėshtė disa gjėra sė bashku”, ka theksuar ajo, duke folur pėr realizimin e njė albumi.
Sanremo

Tė rezervuar, por kanė zbuluar se Oksa do tė konkurojė nė Sanremo me njė kėngė qė do tė ketė motive shqiptare. Nuk bėhet i ditur titulli, apo hollėsi tė realizimit. Kėto nuk dihen as nga organizuesit e Festivalit. Surpriza do tė zbulohet nė tė njėjtėn kohė si pėr publikun shqiptar, ashtu edhe pėr atė italian. “Bėhet fjalė pėr njė bashkėpunim shumė interesant. Pėr njė bashkėpunim qė do tė ēojė vlerat e muzikės shqiptare dhe asaj tė mirėfillt shqiptare nė skenat internacionale. Fillon me Sanremon, por vazhdon mė gjatė. Ju do ta shihni nė skenėn e Sarmenos, por edhe mė tutje nė albumin e saj”, ka theksuar Ardit Gjebrea duke shtuar se “Ana vjen le tė themi e veshur jo vetėm figurativisht, por emocionalisht dhe artistikisht, kėtė herė me njė erė shqiptare qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne”. Njė pjesė tė kėsaj “ere shqiptare” Ana Oksa e ka zbuluar. Do tė jetė njė grup polifonik qė do tė shoqėrojė kėngėn nė Sanremo. Bėhet fjalė pėr njė kėngė me nota filozofike dhe pėr pjesėmarrje tė disa fėmijėve. Tė gjitha do tė zbulohen nė “Sanremo”. “Mė duhet tė nisem qė tani. Projekti nuk mė lė kohė. Duhet tė punojmė qė gjithēka tė jetė gati”, ėshtė shprehur Ana Oksa ndėrsa po linte ambjentin e konferencės dhe kamerat e gazetarėt, qė e ndiqnin pėr tė rrėmbyer mė tepėr detaje.
Ana Oksa

Kėngėtarja e njohur italiane me origjinė shqiptare ka qenė dje e pranishme nė Tiranė. Njė vizitė e shkurtėr qė shėnon bashkėpunimin pėr njė projekt ambicioz. Janė zbuluar pak gjėra, por dihet qė Shqipėria do jetė pjesė e tij.

Projekti

Bėhet fjalė pėr njė projekt qė synon realizimin e njė albumi nė tė cilin do tė ketė elementė shqiptarė. Ideja e tij ka nisur disa muaj mė parė. Ardit Gjebrea do tė jetė ndėrlidhėsi i saj, ndėrsa si mbėshtetės AMC-ja dhe MTKRS-ja.

SANREMO - Festivali

Njohja e parė me kėtė projekt do tė jetė Festivali i “Sanremos”. Ana Oksa ėshtė tashmė nė listėn e konkurrentėve. Ajo do tė konkurrojė pikėrisht me njė kėngė qė nė realizimin e saj do tė shoqėrohet edhe nga njė grup polifonik shqiptar.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard