Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Jeta e Ingrid Gjonit & Foto


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Jeta e Ingrid Gjonit & Foto
Permalink   


Ingrid Gjoni
Datelindja: 24.12.1982
Vendlindja: Tirane
E njohur si nje nga fotomodelet e para ne Shqiperi. Qe ne moshe te vogel spikat talenti i saj si
nje balerine dhe regjizore ku me pas do ta shikoni si nje show girl.
Kryen nje sere spektaklesh qe ne moshe te vogel te organizuara nga vete ajo. Ne vitin 1998
vendoset ne Greqi per te punuar me nje afat te shkurter si fotomodele.
Vite me vone, do ta shohim dhe si kengetare ku ne kete fushe ka patur sukses. Momentalisht
ndodhet ne Amerike ku ushtron profesionin e saj si fotomodele. Ka deshire te vazhdoje
Akademine e Arteve te Bukura si aktore. Ne vitin 2002 eshte cilesuar eedhe si vajza me e
sukseshme e kopertinave.


 Intervista:


- Ju tashme keni krijuar nje fizionomi te
cuditeshme edhe pse jeni kaq e re, per cfare synoni qe te beheni?

Pasi te mbaroj gjimnazin, dua qe te vazhdoj per aktore. Ka qene endrra ime e femijerise qe te
marr rrugen e kinematografise, e lidhur kjo dhe me besimin qe kam tek mundesite dhe talenti
im. Dua domosdo qe te studioj diku ne perendim, per arsye te njohura te kushtezimeve qe ka
vendi im. Me kete deshire nuk do te thote se syte nuk do ti mbaj nga Shqiperia, nga njerezit
dhe te afermit e mi me te cmuar.
- Me sa dihet dueti Inis dhe Ingrid do te konkurroje tek "Kenga Magjike"
2001, si e prisni dhe e vleresoni kete eveniment?

Eshte kenaqesi dhe vlere te kendoj me motren time Inisin. Fteses te te njohurit Ardit Gjebrea iu
pergjigjem pozitivisht dhe tani po punojme per te dale me sukses. Kemi nje kenge qe une e
vleresoj, por titulli akoma eshte sekret. Eshte nje bashkepunim me Kristi Popen, i njohur
natyrisht per talentin dhe vlerat e tij ne fushen e muzikes.
- Ka nje kuriozitet, gjithmone i cuditshem se si e kalojne kohen e lire njerezit
publik. Pra, si e kalon kohen e lire Ingrid Gjoni dhe a ndjehet e "ngacmuar" ajo nga
njerezit?

Paraditja eshte ne shkolle. Pasdite dhe pjesen tjeter me te madhe te kohes jashte shkolle e
kaloj ne shtepi dhe e ingranuar ne aktivitete te tjera. Kam prinderit qe me duan dhe me
inkurajojne shume ne nismat e mija dhe dy motrat e mia te dashura.
Kam ftesa te shumta. Fund-javen kam deshire te shetis me makine nen shoqerine e te
preferuarve te mi. Ndersa per "ngacmimet", kur ato jane te pranueshme dhe me shije,
s'kapse te mos te te pelqejne. (qesh)
- Cili eshte hobi juaj?
Jane dy, kercimi dhe kenga, te cilat jane te pazevendesueshme tek une. Arti eshte nje magji,
qe t eperpin dhe te lumturon me boten e tij.
- Per njohje, ju duhet ta dini se gazeta jone ka nje linje te ndjeshme per
ceshtjen tone kombetare. Cfare perben per ty ndjenja e te qenit dhe te te menduarit si
shqiptare, pra shqiptarizma?

Une jam e ndjeshme per vendin tim. Shqiperia i ka dhene vlera vetes qe cdo shqiptar te jete
krenar per ate qe eshte. Kjo eshte nje teme, e cila duhet te preke dhe te vere ne seder cdo
njeri qe i therret vetes shqiptar.
Eshte shume e cmuar dhe e nevojshme qe ta duash vendin tend. Prandaj dhe Rilindasit tane
jane kaq te cmuar dhe qe ndjehen gjithmone afer nesh dhe pse po kalon nje shekull kur ata
krijonin me aq madheshti, me aq dhimbje, por edhe krenari per Shqiperine. E kam enderr qe te
prezantoj nje spektakel madheshtor ku te kete pjesemarres me shqiptare nga te gjithe trojet
etnike dhe kudo qe jane ata sot.
- A mund ti zbuloje sadopak Ingrid Gjoni planet e saja per te
ardhmen?

Dua te bashkepunoj me kengetare te njohur per te pergatitur albumin e pare, te cilin do ta
shoqeroj edhe me video. Te fundit dua ta realizoj jashte vendit. Eveniment dhe angazhim i imi
maksimal, eshte shkolla, pastaj dhe karriera ne fushen e artit.
Per "Trojet Shqiptare" Saimir Gega

 





 

Tė tradhėtosh me Ingridin




Ingrid Gjoni ka kapėrcyer ēdo parashikim. Jo vetėm fotomodele dhe kėngėtare, por ajo vazhdon tė japė prova tė tjera tė talentit, koncepteve tė reja dhe suksesit. I tillė ėshtė videoklipi i ri me njė fabul tė fortė tradhtie, gjė qė pak kush do tė guxonte ta bėnte nė jetėn reale. Por edhe kėsaj here, asaj i ka pėlqyer tė eksperimentojė ashtu siē ėshtė mėsuar tė bėjė zakonisht, duke i lėnė njerėzit tė ēuditur
Gratė e vogla rriten. Koha rregullon gjithēka, madje ka “rritur” edhe njė vajzė “tė ēmendur” si Ingrid Gjoni. Kanė kaluar gjashtė vjet nga ‘boom’-i saj i parė dhe rrallėkush mund tė harrojė vajzėn sygjelbėr qė marramendi njerėzit duke pozuar pėrherė tė parė ‘topless’ dhe zbuluar hiret e saj. Atėherė ishte 16 vjeē dhe donte tė hapte me ēdo kusht dyert qė akoma nuk kishte guxuar t’i shkundte kush nga vendi: tė sfidonte gjithė mentalitetin dhe shoqėrinė shqiptare. T’i trondiste, t’i shokonte, tė bėhej argumenti delikat i ditės dhe tė tregonte se ishte njė vajzė vizionare, qė shihte larg, pėrpara dhe bėnte gjėra tė papara. Ndonėse atėherė ajo mbante veshur njė bluzė tė tejdukshme qė te gjoksi ishte e bėrė me baltė, pėrsėri format e saj dilnin mjaft mirė nė pah, imazhi ishte i parezistueshėm dhe krenaria ishte vetėm pėr tė: tė parėn vajzė qė fotografohej ‘topless’, ndėrkohė qė fotografia e saj ****ej si faqe e parė e njė reviste. Nėse Valbona Selimllari ka hyrė nė historinė rozė tė ‘show’-ut shqiptar, si ‘miss’-i i parė, njė tjetėr sybukur, por shumė mė e re se e para nė moshė, mė seksi, tėrheqėse dhe fare pa komplekse, njė ditė do tė flakte diku nė njė studio ēantėn e librave tė shkollės dhe do tė zhvishej para fotografit. Ishte viti 1998. E guximshme kjo vajzė apo jo?
Ishte Ingrid Gjoni.
Por jo mė kot thamė se gratė e vogla rriten. Rriten fizikisht, rriten me vitet, rriten si personalitet, por edhe profesionalisht. Nėse dikur kishte rėndėsi qė ajo tė dukej, tė shfaqej, tė bėnte diēka qė shumė tė tjerė do ta quanin herezi, sot kjo i ka lėnė vendin njė pėrpjekje tjetėr edhe mė tė madhe. Nuk ėshtė e lehtė tė ruash emrin qė ke mbi shpatulla. Aq mė tepėr kur ky emėr peshon.
Bukuroshja Ingrid Gjoni ndihet aq krenare me veten e saj, sa gati mallėngjehet kur flet pėr videoklipin e fundit, i cili mbase nuk do tė kishte kuptim tė diskutohej edhe aq, sikur ai tė ishte njė prej atyre videoklipeve tė zakonshėm qė shoqėrojnė rėndom kėngėt e reja tė artistėve. Por, jo. Klipi i saj nuk mund tė kalohet aq pa vėmendje. Jo aq pėr faktin se ka kushtuar 5 milion lekė dhe e gjithė kjo shumė ka dalė nga buxheti i familjes Gjoni, (lekė qė vajza e mbarė po pėrpiqet t’i rikuperojė me koncertet e saj), por pse ai prej shumė kujt, prej syrit tė specializuar dhe profesional, cilėsohet si mė i miri, realizuar ndonjėherė nė studiot shqiptare tė produksionit. Ka punuar plot dy muaj pėr njė videoklip qė zgjat mė pak se pesė minuta, ėshtė ropatur shesheve tė xhirimit dhe studiove tė montazhit, ka studiuar ēdo detaj, ēdo mizanskenė dhe mbi tė gjitha ka zgjedhur njė fabul intriguese. “Nė qendėr tė klipit, thotė Ingridi, ėshtė njė personazh vip (Ingridi vetė), qė tradhėtohet nga i dashuri i saj nė sy tė gazetarėve, por qė nė fund tė klipit tė gjithė kuptojnė se, vipja jonė veēse u ka punuar njė reng paparacėve qė e gjurmojnė hap pas hapi dhe se nė fund tė fundit, ajo nuk ėshtė tradhtuar prej askujt, sepse vajza me paruke qė dilte me tė dashurin e pabesė, ishte Ingridi vetė. Nė fakt, teksti i kėngės “Pėrse me mua”, shkruar nga Gjergj Jorgaqi me muzikė tė Gramoz Kozelit, ėshtė tipik njė tekst tradhtie, ndėrsa videoklipi paraqet komplet njė gjė tjetėr, shpjegon Ingridi. Pasi ajo nuk ka dashur njė klip thjesht ilustrues pėr kėngėn e saj. Pėrkundrazi, si njė studente e vitit tė fundit tė dramės, ashtu si nė njė pjesė surreale, ka dashur njė klip me intrigė dhe tė paparashikueshėm nė zhvillimin e ngjarjeve, gjė qė e ka realizuar nė studiot e BBF-sė.
“Ky ėshtė njė prodhim shumė i suksesshėm qė i ka hapur rrugėn tė gjithė kėngėtarėve tė tjerė. Unė e mora iniciativėn qė tė punoja. Mė duhej njė staf i mirė tė cilin ma dhanė, mė vunė nė dispozicion tė gjitha kamerat, u treguan shumė tė gatshėm pėr idenė time qė e thithėn menjėherė, kam pasur ēdo lloj shesh xhirimi qė kam kėrkuar dhe nė fund jam ndjerė e kėnaqur me punėn time”, thotė ajo.
Veē para njė viti Ingrid Gjoni nxori nė treg albumin e parė me titull “I ziu ti”, tek i cili kishte tė ftuar si mysafire edhe motrėn e madhe, Inis. Inis Gjoni edhe pse jo kėngėtare nė profesion, ka njė emėr mbi shpatulla dhe vetėm emri i saj e ka bėrė motrėn e vogėl tė ketė edhe mė tepėr pėrgjegjėsi pėr diēka qė ajo nė vazhdimėsi do ta bėnte vetėm. Prandaj, edhe videoklipi duhej tė ishte i arrirė qė tė justifikonte punėn e mėparshme. “Arritja e kėtij viti besoj se ka qenė klipi dhe jam e pangopur kur e shikoj”, shprehet Ingridi. Jo se kam rėnė nė dashuri me punėn time, por thjesht puna mė pėlqen. Nuk them se ėshtė perfekte, por nė tėrėsi ėshtė shumė e kompletuar. Mund tė them me plotė gojėn se ėshtė klipi i vetėm i prodhuar nė Shqipėri kaq i realizuar. Dhe mua mė ka pėlqyer gjithmonė tė eksperimentoj. Tani janė hapur rrugėt pėr tė gjithė kėngėtarėt tė eksperimentojnė me gjėra tė tilla. Unė e bėra e para, ashtu siē mė pėlqen gjithmonė tė eksperimentoj”.
Siguria qė vjen nga Inisi
Kur ke njė motėr tė famshme mė tė madhe, pėr motrėn e vogėl nuk ėshtė edhe aq e lehtė tė ecė nė rrugėn e vet. Pasi tė gjithė presin qė ajo e vogla tė bėjė ato qė janė mėsuar tė shohin nga motra e madhe, tė njėjtin stil, tė njėjtat pasione, tė njėjtin ‘look’, sepse nė fund tė fundit kanė tė njėjtin gjak. Por ja qė me motrat Gjoni nuk ndodh tamam kėshtu pasi pėr “Ingridin e vogėl”, Inisi ka qenė vetėm shembulli, sė cilės dikur Ingridi ka dashur t’i ngjasojė, ndonėse ato dallohen nga njėra tjetra prej shumė gjėrash. Sado tė mundohemi qė nė kėtė shkrim tė fokusohemi veē te personazhi ynė, ėshtė e pamundur qė gjėrat tė mos lidhen edhe me motrėn e saj. Pasi tė kesh njė motėr tė famshme ėshtė edhe fat. Prej aty vjen edhe spuntoja e parė. Duke pasur njė model shumė tė mirė nė shtėpi, kush nuk do tė ishte ndjerė i pėrkėdheluri i fatit? Kush ėshtė ai qė nuk do tė kishte nevojė pėr njė model tė tillė? Kjo bėri qė nė moshėn nėntė vjeēare, Ingridi tė dilte duke kėrcyer nė skenė, me ėndrrėn qė tė bėhej si motra e madhe. Mirėpo vjen njė kohė kur ēdo njeri krijon personalitetin e tij. Dhe Ingridi nuk e gjeti atė personalitet aty ku Inisi e kishte gjetur. Por diku tjetėr. Inisi nuk ishte marrė asnjėherė me fotot, pėr shembull. Dhe nė moshėn 16-vjeēare Ingridi e kapi kėtė gjė. Asaj gjithmonė i ka pėlqyer tė bėjė gjėra tė reja ndaj guxoi me fotot ‘topless’, qė te ne nuk ishin bėrė ndonjėherė. Edhe pse bėri bujė dhe kishte njė titull shumė mė tė madh pėr atė kohė. Kjo gjė asaj i interesonte dhe qė atėherė nisi tė etiketohej si “motra e vogėl e Inisit”.
“Mua kjo gjė nuk mė ka bėrė keq, tregon Ingridi, pasi unė vėrtet isha njė vajzė e bukur, qė kisha guxim dhe pozoja, por ėshtė fakt qė vajza tė bukura ka plot. Dhe titulli i njė shkrimi “Mos mė thėrrisni motra e Inisit!”, ėshtė njė titull qė e kam kėrkuar vetė. Ishte njė mundėsi mė shumė pėr t’u njohur. Edhe pse mė pas u bė shumė bajate pasi pėrmendej kudo se jam motra e Inisit. Ndėrkohė unė kisha filluar e po bėja njė shkollė, kisha eksperimentuar nė kėngė falė ftesės sė Kristit dhe mbėshtetjes sė Gjebresė. Pra, kisha dy fusha shumė tė ndryshme nga Inisi, fotot dhe kėngėt. Mirėpo nuk mė ka ngacmuar asnjėherė fakti se jam motra e Inisit. Nė fillim mė ka interesuar vetė, pastaj u bė pak e sikletshme, ndėrsa tani ndihem mirė kur bashkėpunoj me Inisin, sepse Inisi mė jep siguri.
A ėshtė Ingridi njė femėr e suksesshme? Shpejt pėr ta thėnė, sepse ėshtė ende shumė e re dhe ka akoma pėr tė bėrė. Nesėr ajo mund tė jetė nė njė skenė teatri ashtu siē ėndėrron pėr jetėn e saj tė ardhme profesionale. Por, nėse i referohemi asaj qė deri tani ka bėrė, mund tė themi pa frikė qė Inisi ėshtė njė vajzė qė e kėrkon suksesin.
“Njė femėr tė suksesshme e bėjnė shumė komponentė, thotė ajo, ndėrsa beson se puna ėshtė kryesorja. Pa punė nuk arrihet asgjė. Pastaj janė edhe komponentė tė tjerė si paratė dhe media. Shtypi ndonjėherė bėn tė suksesshėm edhe njerėz tė pamerituar, apo disa tė tjerė qė u ka ikur koha. Por, sigurisht, qė ai ka pjesėn e tij drejt suksesit. Pa harruar publikun. Publiku ėshtė ai qė tė ngre dhe qė tė ul kur nuk e meriton”.

Ingridi pėr Ingridin
Tė tjerėt njohin shumė Ingrida, pasi edhe mendje ka shumė dhe secili pretendon se e njeh sipas mėnyrės sė tij. Ndėrsa ajo vetė e njeh Ingridin me tė mirat dhe tė metat e saj, por qė nuk i prish punė njeriu. Ka shumė tė mira brenda vetes qė ndonjėherė e shtyjnė tė kėrkojė njė pėrgjigje brenda vetes duke thėnė “pse?” Ingridi ėshtė njė vajzė qė ka ambicie pėr mirė, qė do tė punojė, qė mendon ēdo ditė tė sjellė diēka tė re. Ndihet keq kur nė ēdo tavolinė dėgjon thashetheme pėr kolegėt e saj dhe beson se tė njėjtat gjėra thuhen edhe pėr tė, por qė nuk beson se i interesojnė kujt, pasi janė pjesė e jetės private. Pranon se ėshtė tip nevrik, por kjo s’ka lidhje me mėnyrėn e sjelljes. Ėshtė impulsive, ēdo gjė kėrkon ta bėjė nė moment. Por e di se rruga pėr tė mbėrritur diku nuk ėshtė e thjeshtė. Thuhet se femrat e kanė mė tė lehtė, por nuk beson se ėshtė kėshtu. “Tė mos shohim katėr-pesė vitet e fundit, ku femra ka filluar tė dominojė. Pasi zakonisht dominuesi ėshtė mashkulli, megjithėse femrat janė mjaft tė pranueshme pėr skenėn. Pėr femrėn ėshtė e vėshtirė tė ecė pėrpara, por edhe kjo varet sa krahė ke, ēfarė femre je, si e kėrkon kėtė”, thotė Ingridi.
Prania dhe shikimet e njerėzve qė e shoqėrojnė sidomos nė rrugė dhe lokale nuk e kushtėzojnė mė. Nė fillimet e saj edhe ngurtėsonin disi, komplekset bėnin tė vetėn, por tani nuk ndikohet mė, qė nga atletet qė vesh paradite, deri te puna e pėrditshme. “Nuk jam tip qė mohoj diēka qė bėj, nuk bėj gjėra qė mė bėjnė tė dal nga tipi im”.
Megjithėse mendon se mund tė kishte mė shumė mundėsi pėr tė ecur pėrpara nėse do tė jetonte diku nė njė vend tjetėr, ka vendosur tė qėndrojė nė Shqipėri. “Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe njerėzit tė njohin, paragjykimet janė, pėr veshjen, jetėn private, por unė pėrpiqem tė ēlirohem prej tyre”. Ingridi mendon se nė Shqipėri nuk jetohet keq dhe se kudo tjetėr do tė ndihej e huaj. E vetmja gjė qė e bėn ta tradhtojė ndonjėherė mendimin pėr Shqipėrinė me ndonjė vend tjetėr lidhet me dėshirėn pėr tė fituar pak mė shumė para dhe pėr tė eksperimentuar diēka mė mirė.

Ėndrra e njė nate vjeshte
Vetėm para pak ditėsh ka parė njė ėndėrr tė bukur qė ka vrapuar t’ia tregojė nė telefon mamasė se vet, meqenėse flinte te njė mike e saj. Megjithėse thonė se ėndrrat nuk duhen treguar, ėndrra e Ingridit ishte aq e bukur sa ndjesia e saj e mirė e kishte mbėshtjellė pėr gjithė atė ditė. Sikur ishte e martuar dhe kishte dy fėmijė. Kjo shije e ėmbėl e ka shoqėruar gjithė ditės, por ngelet nė kuadrin e ėndrrės. Pasi mungon njeriu i martesės. “E mendoj martesėn, por nuk e ėndėrroj, sepse ėshtė ende shpejt pėr mua dhe ėshtė totalisht nė dorėn time. Po ta marr si koncept, e dua martesėn, pasi nė martesė jeton me njeriun qė do. Dua edhe dy fėmijė. Por pikėrisht kėtu ēalon puna. Akoma nuk kam dikė. Aktualisht, jam pa lidhje”, thotė Ingridi”, dhe kjo nuk ndodh si pasojė e punėve tė mėdha, por ja qė kėshtu qėlloi. Kam pasur edhe unė lidhjet e mia, por qė prej katėr pesė muajsh nuk i kam mė. Prandaj, kėtė kohė preferoj tė rri me miqtė e mi, nė lokalin tonė tė preferuar, deri nė orėt e vona. Nuk kam miqėsi me artistė, por janė njerėz tė zakonshėm qė mua mė bėjnė tė ndihem mirė”. Ingridi mendon se ajo do tė shkonte mjaft mirė me njė djalė serioz, tė qetė, por me kusht qė ai tė pėrkushtohet totalisht ndaj saj. “Mund tė jetė edhe defekt, por e dua totalisht tė pėrkushtuar gjatė gjithė kohės. Nuk jam tip qė do ndėrpres karrierėn, por dua qė ai tė mė kuptonte nė kėtė drejtim”.
Megjithatė, Ingridi si vajzė bukuroshe qė ėshtė, ka kėrkesat e saj edhe pėr pamjen e jashtme tė tė dashurit tė ardhshėm. S’ka rėndėsi tė jetė i bukur pėr tė gjithė, mjafton tė jetė pėr syrin dhe guston e saj. Jeta dhe kontaktet e deritanishme i kanė dhėnė mundėsinė tė takojė mjaft djem tė bukur, biles edhe top model, por qė nuk e ndien veten tė tėrhequr pas tipave tė tillė. Do njė njeri mė tė zakonshėm, njė tip serioz dhe sportiv. Dhe sigurisht qė do ta ketė shpejt njė tip tė tillė. Ajo ėshtė e bindur se mund tė bėjė pėr vete ēdo mashkull, sikur tė jenė edhe njėqind tė tillė. Me lėkurėn nė ngjyrėn e ēokollatės, sytė jeshil tė mėdhenj nė formėn e bajames, format e derdhura bukur, flokėt e gjata dhe natyrėn e shpenguar, ajo beson se askush nuk mund t’i thotė “jo”.
Po nėse dikush, vėrtet do i thotė “jo”, atėherė ajo do tė kthejė Botėn pėrmbys derisa ta bėjė pėr vete. S’ka mashkull qė asaj t’i thotė “jo”. Megjithatė Ingridi sheh mjaft defekte te meshkujt shqiptarė. Pasi sipas saj, ata paragjykojnė atė qė zgjedhin vetė dhe tė paragjykosh atė qė zgjedh vetė, do tė thotė tė paragjykosh veten tėnde.
Nė kohėn kur televizioni jep gjithė ditės videoklipin e saj tė ri, Ingridi shėtit rrugėve tė Tiranės me makinė (njė prej hobeve) dhe shijon suksesin e punės sė saj. Shkolla ėshtė preokupimi i pėrditshėm, por veē punės dhe shkollės, herė pas here pėlqen tė shkojė tė kėrcejė me miqtė. Dy-tre tekila sa pėr nxehje dhe ajo, rrėzėllitėse si asnjėherė, ėshtė gati tė rrotullohet me muzikėn dhe tė kalojė njė tjetėr mbrėmje tė bukur tė jetės sė saj, mes miqve, muzikės dhe dėshirės pėr tė jetuar.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard