Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Amarda toska dhe intervista..


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Amarda toska dhe intervista..
Permalink   







 







INTERVISTA





 



 


 


Lėkundjet dhe tronditjet e mia shpirtėrore


Kur e panė tė linte trupėn e baletit pėr t’u shndėrruar nė moderatoren e “Portokalli”, ndoshta tė paktė qenė ata qė besuan se Amarda Toska do t’ia dilte mbanė nė kėtė drejtim. Por Ami tregoi tė kundėrtėn, duke i rezistuar kohės dhe shijes sė publikut. Ajo ėshtė sėrish moderatore nė edicionin e ri tė spektaklit dhe duket se e ka gjetur veten shumė mirė aty. Por fakti i tė qenit person publik, krahas privilegjeve e anėve pozitive tė dhuron edhe anėt negative, tė cilave as bukuroshja Amarda nuk ka arritur t’u shpėtojė. Pohon se shpesh ėshtė ndjerė keq kur e ka gjetur veten pre e faqeve rozė tė gazetave, nė shkrime qė, sipas saj, mė shumė kanė qenė telenovela tė stisura nga fantazia e gazetarėve, se sa lajme tė vėrteta. E megjithatė tashmė ajo ėshtė mėsuar edhe me kėtė fakt, por ata qė e kanė mė tė vėshtirė janė prindėrit dhe tė afėrmit e saj, qė shpesh shqetėsohen pėr ēdo gėrmė qė lexojnė.


Si e gjen veten nė edicionin e ri tė “Portokalli”?
Shumė mirė. Pa diskutim ka kaluar faza e emocioneve tė para dhe pikėpyetjeve: si do tė dal, si do tė mė presė publiku? Jam ndjerė shumė e lirshme nė skenė dhe me emocione deri nė atė pikė sa tė mė bėjnė mirė pėr tė gjetur energjinė e duhur, por nė asnjė mėnyrė emocione negative.


Nė kėtė edicion je sėrish me Agron Llakajn, ndėrkohė qė edicionin e kaluar sė bashku me ju ka qenė edhe Xhemi. Mė mirė me njė partnere tjetėr femėr, apo vetėm me Gonin?
Unė e kam thėnė qė me Gonin jam ndjerė gjithmonė mirė, sepse ėshtė partner shumė komod dhe qė bėn pėr partnerin, tė ndihmon shumė nė skenė. Por edhe me Xhemin jam ndjerė njėlloj. Kur kalonim tekstet, apo bėnim provat, gjithēka ecte si njė lojė, bėhej e bukur, pėrvetėsohej dhe bėhej e jona. Nuk mund t’i ndaj. Ka momente kur mund tė jesh mirė me njė femėr, ka momente kur vėrtet duhet krahu i mashkullit. Megjithatė nė tė dy rastet jam ndier shumė mirė.


Ke nisur si balerinė, ndėrkohė qė vazhdove nė botėn e spektaklit, tė vjen keq qė je shkėputur nga baleti?
Tė them tė drejtėn nuk mė vjen keq, sepse ka qenė zgjedhja ime pėr t’u shkėputur. Pėr sa kohė vazhdoj tė jem nė televizion kur mė pėlqen dhe mė krijohen mundėsitė i kthehem edhe baletit. Koha e kufizuar, shkolla dhe puna nuk mė lejojnė tė krijoj njė marrėdhėnie sistematike me baletin, por aq sa do tė jem nė televizion mė jepet mundėsia edhe pėr numra baleti. Shpesh kur shoh trupėn e baletit gjatė provave mė lind dėshira tė jem edhe unė mes tyre, pėr kėnaqėsinė time dhe pėr hir tė gjithė atyre viteve qė kam studiuar balet. Dhe e bėj, por pa ndjerė keqardhje. Nuk jam penduar, qė jeta ime ka marrė kėtė drejtim, madje pėrkundrazi jam shumė e kėnaqur.


Si janė marrėdhėniet e tua me kolegėt, mund tė veēosh ndonjė prej tyre?
Nė “Portokalli” mund tė them me bindje, qė pas kuintave dhe gjatė provave mund tė gjesh mė tepėr humor nga sa pėrcillet nė skenė. Janė tė gjithė tė komunikueshėm. Pastaj duke qenė se pjesa mė e madhe e stafit janė meshkuj, ne femrat ndjehemi disi mė tė privilegjuara. (qesh) E gjithė kjo krijon njė ambient tepėr komod pėr tė punuar dhe nuk ka stres e lodhje qė nuk largohet pėrpara kėsaj marrėdhėnieje qė kemi. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi kur vij nė punė.


A tė merr kohė spektakli, duke pasur parasysh faktin qė je edhe nė shkollė?
Po. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė nuk mund tė merrem gjatė me baletin.



Eshtė njė punė si gjithė tė tjerat, do kohėn dhe impenjimin e vet. Sidomos tri ditėt e fundit tė javės, kur kemi provat gjenerale dhe shfaqjet ikin nė mėnyrė tė llahtarshme.


Cilat janė anėt pozitive dhe negative tė tė qenit person publik, e ke menduar ndonjėherė?
E kam menduar shpesh, sepse jo nė pak raste jam ndjerė e mėrzitur nga fakti qė tė tjerėt mė njohin. Por tė mos jemi hipokritė, unė personalisht kur i vendos nė peshore, shoh se marrin mė shumė vlera anėt pozitive. Eshtė kėnaqėsi kur tė tjerėt tė njohin, tė japin komplimente dhe vlerėsime pėr punėn qė ke bėrė. Nė fund tė fundit ky ėshtė edhe qėllimi. Janė shpėrblime nga mė tė ndryshmet, qoftė financiare, qoftė edhe morale e shpirtėrore. Ndėrsa nė anėt negative janė momentet kur nuk do tė jesh nė qendėr tė vėmendjes, ato qė krejt pa dashur tė japin shqetėsim. Unė jam tip qė me raste nuk dua tė jem nė qendėr tė vėmendjes dhe nuk dua tė bie nė sy, ndryshe kjo nga sa mund tė pėrfytyrohet pėr njė vajzė spektakli, ndaj shpesh protagonizmi nė ato raste kur nuk e kėrkoj mė krijon pakėnaqėsi. Pa lėnė mėnjanė pastaj edhe ato shqetėsimet e vogla, por jo tė pariparueshme qė krijohen nga lajmet e ndryshme tė gazetave tona.


Tė shqetėsojnė ato ēfarė shkruhen pėr ty nė gazeta?
Tė them tė drejtėn nė fillim shqetėsohesha dhe problemi mė i madh qėndronte te familjarėt e mi. Si ēdo vajzė, si ēdo fėmijė i njė prindi, nuk mund tė ndjehem mirė kur prindėrit, tė njohurit e mi, lexojnė fantazira tė shpikura nga gazetarėt. Mendo kur zgjohesh nė mėngjes dhe sheh qė njė gazetė ka shkruar pėr ty gjėra qė pėrbėjnė telenovelė tė fantazisė sė gazetarėve. Nė ato moment thua: “ah sikur tė isha njeri i thjeshtė dhe tė mos mė njihnin”? Megjithatė, nėse ato qė shkruhen janė tė vėrteta nuk mė shqetėsojnė aspak, mjafton qė nė kėto faqe tė mos ketė tendencė dhe keqdashje.


Nė kėtė kontekst, dua tė ndalem edhe nė lidhjen tėnde aq tė pėrfolur me aktorin e “Portokalli”, Ermal Mamaqi. Cila ėshtė e vėrteta juaj?
No coment.


Nė kėtė mėnyrė as i mohon dhe as i pohon fjalėt qė janė thėnė?
Nuk kam pėrse flas pėr jetėn time private pėr publikun e gjerė. Le ta marrin si tė duan.


Nėse do tė kishe mundėsinė tė ktheheshe pas nė kohė, do tė bėje sėrish tė njėjtat gjėra, apo ka ndonjė gjė pėr tė cilėn je penduar dhe do tė doje ta bėje ndryshe?
Shpeshherė mendoj qė do tė ishte mė mirė qė nė jetėn time tė kisha zgjedhur njė profesion tjetėr, jashtė artit, p.sh nė ekonomi, menaxhim, apo njė fushė mė praktike. Mund tė kishte qenė mė fitimprurėse pėr tė ardhmen. Por kur mendoj pėr jetėn aktive qė kam bėrė dhe kėnaqėsitė shpirtėrore qė mė ka dhėnė arti, them qė nuk mė ka dalė keq, tė paktėn deri nė momentin qė po flasim. Studiova pėr balet dhe jam e bindur se ėshtė ky profesion qė u bė urė lidhėse, e cila mė ndihmoi pėr tė arritur kėtu ku jam. Ndjehem shumė mirė me arritjet e mia. Nuk kam asgjė pėr t’u penduar.


Si do ta pėrkufizoje veten nė pikėpamje tė karakterit?
Njė karakter i qetė, por deri diku i lėkundur...


A ka njė pikė tė fortė nė personalitetin tėnd?
Tė menduarit e gjerave 2 herė dhe qetėsia qė mė karakterizon. Nuk jam natyrė e vrullshme. Prirem nga arsyeja dhe jo nga instinkti.


Po pika jote e dobėt?
Eshtė pikėrisht ajo lėkundja pėr tė cilėn fola mė sipėr. Nė shumė raste i kam bėrė dėm vetes sime, sepse ndjehem keq nga fakti qė nuk arrij tė jem shumė e fortė dhe kjo mė krijon tensione tė brendshme.


Ke studiuar balet, punon nė televizion dhe je nė vitin e fundit, dega Psikologji. Ku do tė vazhdojė Ami nė tė ardhmen?
Nė ekran mund tė vazhdoj me vite tė tėra, por mund edhe tė shkėputem prej tij. Pra, duhet tė pranojmė qė gjithēka ėshtė evazive. Nga vetė natyra, televizioni pėson ndryshime tė herėpashershme dhe nuk mund ta mendosh veten pjesė e pandarė e tij. Gjithsesi, njė ditė mund tė shkėputem nga ekrani dhe pėr kėtė jam e ndėrgjegjshme, ndaj edhe kam zgjedhur njė fushė tjetėr, siē ėshtė psikologjia qė nuk ka tė bėjė me bukurinė qė tė fal natyra pėr sa kohė gėzon rininė. Natyrisht edhe aty rrugėt e kėsaj fushe nuk janė lirshmėrisht tė hapura, aq mė tepėr nė sistemin tonė.. Unė nuk shihem aty si Ami, por thjesht si njė studente qė njė ditė do tė ushtrojė profesionin e saj.


Nė kėtė drejtim nuk ke ndjerė asnjėherė privilegje?
Nė shkollė absolutisht jo. Dhe pėr kėtė mė vjen mirė, sepse gjithēka kam arritur e kam falė punės sime.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard