Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Irma Libohova, nė gjyq pėr 2 milionė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Irma Libohova, nė gjyq pėr 2 milionė
Permalink   


Kėngėtarja e njohur e skenės muzikore shqiptare, Irma Libohova, do tė pėrballet sėrish nė gjykatė nė njė proces civil me pėrfaqėsuesit e shtėpisė diskografike “Shqipja 2000”.


Konflikti i lindur dy vjet mė parė midis kėngėtares dhe shtėpisė diskografike pėr prishjen e njė kontrate pėrfundoi me njė vendim gjykate kundėr Libohovės, e cila duhej tė dėmshpėrblente “Shqiponja 2000” me 2 milionė lekė tė reja. Vendimi ka marrė formė tė prerė, por ende kėngėtarja Libohova nuk e ka zbatuar atė. Madje nė emėr tė saj nuk rezulton asnjė pasuri qė do tė sekuestrohej nė shkėmbim te dėmshpėrblimit. Nė Prokurori ėshtė ngritur njė padi penale, ku kėngėtarja e njohur akuzohet pėr falsifikim, njė padi civile ka nisur shqyrtimin dje nė Gjykatėn e Tiranės. Janė sėrish pėrfaqėsuesit ligjorė tė shtėpisė diskografike, tė cilėt pak ditė mė parė i janė drejtuar gjykatės me njė kėrkesė, pėr shfuqizimin e kontratės dhe akt-dhurimit qė kėngėtarja i ka bėrė, duke e kaluar pasurinė e saj nė emėr tė djalit tė saj. Njė pikė tjetėr e padisė ėshtė edhe kėrkesa pėr sekuestrimin e njė vile nė plazhin e Golemit. Kjo pronė figuron nė emrin e kėngėtares dhe pala paditėse kėrkon sekuestrimin e saj. Nė bazė tė vendimit tė gjykatės, kėngėtarja qė prej njė viti detyrohej t’i paguante shtėpisė diskografike shumėn e 20 milionė lekėve tė vjetra.


Procesi
Dje nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė ėshtė zhvilluar seanca e parė pėrgatitore e shqyrtimit tė padisė, ku palėt, pasi nuk kanė pranuar ta zgjidhin ēėshtjen me pajtim, kanė paraqitur pretendimet e tyre. Mėsohet se pėrfaqėsuesit e shtėpisė diskografike, tė cilėt janė edhe paditėsit, kanė paraqitur tė gjitha pretendimet nė lidhje me kėrkesėn qė i kanė drejtuar gjykatės. Ata kanė pretenduar se do ta paraqesin si provė pėr pronėsinė e kėngėtares, e cila ia ka dhuruar tė birit pasurinė. Padia po shqyrtohet nga gjyqtari Altin Shkurti, i cili, pasi ka dėgjuar pretendimet e palėve nė konflikt, ka caktuar njė ditė tė javės sė ardhshme pėr paraqitjen e provave nga tė dyja palėt nė konflikt. Kėngėtarja e njohur e skenės shqiptare, Irma Libohova, ėshtė thirrur edhe nė Prokurori, ku ka dhėnė sqarime rreth denoncimit tė bėrė ndaj saj nga administratori i shtėpisė diskografike “Shqipja 2000”, Arben Duro. Ky i fundit e ka denoncuar Irma Libohovėn pėr veprėn penale tė “pengim tė ekzekutimit tė vendimeve”. Denoncuesi pretendon se Irma Libohova ka penguar ekzekutimin e vendimeve nga Pėrmbarimi, lidhur me njė vendim tė Gjykatės sė Lartė tė dhėnė nė prill tė vitit 2005.


 



  • 2 milionė
    lekė tė reja ėshtė shuma qė kėngėtarja duhet tė dėmshpėrblejė shtėpinė diskografike “Shqipja 2000”, pėr prishjen e njėanshme tė njė kontrate disa vite mė parė
  • 1 vit
    mė parė ėshtė marrė vendimi i Gjykatės sė Lartė i formės sė prerė, sipas tė cilit, Irma Libohova duhej tė paguante pėr prishjen e kontratės me “Shqipja 2000”


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard