Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Zajmina Vasjari : Si ndjehem kur zhvishem


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Zajmina Vasjari : Si ndjehem kur zhvishem
Permalink   


Kur nė vitin 2002 do tė vendoste mbi krye kurorėn e “Miss Shqipėria 2002”, Zaimina Vasjari kishte dy ėndrra pėr tė ardhmen: tė vazhdonte studimet pėr arkitekturė dhe tė hynte nė botėn e muzikės. Dhe me sa duket fati u tregua shumė bujar me bukuroshen, qė nė atė kohė ishte vetėm 15 vjeēe. Ajo sot ėshtė studente nė vitin e dytė, dega Arkitekturė, nė njė prej universiteteve private tė kryeqytetit, ndėrkohė qė ka arritur tė lanēohet edhe nė botėn e muzikės. Por nė fakt pėrveē spektakleve tė bukurisė, muzikės dhe pamjes ekstravagante, Zaimina Vasjari ėshtė pėrfolur nė faqet rozė tė shtypit edhe pėr jetėn e saj private, paratė e shumta qė shpenzon pėr makina luksoze dhe sė fundi pėr prishjen e kontratės me kompaninė e vajit “Fiol”, pėr shkak tė disa fotove ku bukuroshja kishte pozuar e zhveshur. Por cila ėshtė e vėrteta?


Ke qenė njė prej konkurrenteve nė festivalin “Mikrofoni i artė” dhe pikėrisht me muzikėn do doja tė fillonim. Si u ndjeve nė kėtė aktivitet ishte njė lloj stimuli pėr ty apo prisje mė shumė?
Thjesht ishte pjesėmarrja ime e parė nė njė aktivitet muzikor. Nėse do tė kisha marrė njė ēmim, sigurisht qė do tė kishte qenė shumė stimuluese, megjithatė ajo qė ka rėndėsi pėr mua ėshtė performanca e arrirė, ēka ishte edhe qėllimi kryesor i kėtij prezantimi.


Mendon qė do tė vazhdosh nė botėn e muzikės apo ėshtė thjesht njė qėndrim kalimtar pėr ty?
Pėr momentin mendoj se do tė vazhdoj, mė pas tė shohim.


Cila ėshtė arsyeja qė ke zgjedhur tė kėndosh, ndėrkohė qė studion pėr arkitekturė?
Nė momentin qė kam dalė miss nė vitin 2002, kur mė kanė pyetur nė lidhje me ėndrrat e mia tė sė ardhmes, jam shprehur se ishin dy: tė bėhesha arkitekte dhe tė kėndoja. Ndoshta ata qė e kanė dėgjuar atėherė mund t’i kenė parė thjesht si dėshira tė njė 15-vjeēareje, por pėr mua kanė qenė tė rėndėsishme dhe tė pėrcaktuara mirė. Arkitektura ėshtė njė rrugė sė cilės i kam hyrė dhe do tė jetė profesioni im, ndėrsa kėnga ėshtė njė ėndėrr tashmė e realizuar.


Pėrgjithėsisht nė videoklipet e tua shihet njė lloj ekstravagance, njė lloj joshjeje femėrore, qė deri diku mund tė jetė konsideruar e ekzagjeruar. Cila ėshtė arsyeja qė Zai bėn zgjedhje tė tilla?
Ky ėshtė stili im. Unė si natyrė anoj nga stili ekstravagant. Po tė shohėsh edhe veshjet e mia tė pėrditshme janė ekstravagante pėr syrin e zakonshėm. Pėr kėtė arsye edhe nė videoklip kam dashur tė jem vetvetja. Eshtė e vėrtetė qė nė videoklip imazhi ėshtė mė i ekzagjeruar, sepse bėhet fjalė pėr njė imazh artistik dhe nė kėtė aspekt unė nuk e kam problem pėr t’u zhveshur. Videoklipi ėshtė tjetėr gjė nga pamja e pėrditshme, ku je disi mė e kufizuar.


Deri nė ē’pikė nuk e ke problem tė zhvishesh?
Personalisht nudoja artistike mė pėlqen shumė, madje kam menduar qė shumė shpejt tė realizoj diēka tepėr tė bukur nė kėtė drejtim, qė sigurisht do tė jetė nudo, sepse i adhuroj. Megjithatė pėr momentin dua tė mbetet sekret si ide.


Druhesh mos ta vjedh ndokush?
Gjė qė ndodh kėtu tek ne.


Meqė tė pėlqen nudoja, ti vetė ke pozuar ndonjėherė?
Vetėm gjysmė e zhveshur. Toples dmth.


Tė shqetėson fakti qė nga tė tjerėt mund tė pėrflitesh nė kėtė drejtim?
Absolutisht jo. Pėrderisa unė ndjehem mirė me veten kur zhvishem, nuk mė bezdisin sytė e tė tjerėve qė mė shikojnė, ky fakt nuk ka se si tė ndikojė tek unė.


Po nė familjen tėnde si ėshtė pritur Zaimina dhe ekstravaganca e saj?
U bėnė tashmė gati 4 vjet qė kam hyrė nė botėn e spektaklit. Nė fillimet e para babi i ka pasur problem kėto gjėrat e mia, por me kalimin e kohės ndoshta u mėsua edhe me natyrėn time, qė Zaimina do tė bėjė atė qė mendon vetė.


Mendon se mėnyra me tė cilėn njė kėngėtare zbulon hiret e saj nė njė videoklip ndikon nė suksesin e kėngės?
Sigurisht. Kjo taktikė funksionon nė tė gjithė botėn. Kot tė themi qė ėshtė vetėm zėri. Te femra ka rėndėsi edhe mėnyra se si ajo serviret. Veshjet ekstravagante apo nudoja femėrore janė gjėra komerciale qė funksionojnė tek videoklipet nė tė gjithė botėn.


Ke dėgjuar thashetheme pėr veten tėnde dhe si reagon ndaj tyre?
Kam dėgjuar dhe kam lexuar shumė. Kam dashur tė pėrgėnjeshtroj gjėra qė nuk kanė qenė tė vėrteta, por duke menduar se ato kanė tė bėjnė me jetėn time private kam vendosur tė hesht nė kėtė drejtim.


Tė shqetėsojnė ato qė thuhen pėr ty?
Nėse kėto gjėra thuhen dhe shkruhen nga gazetarė mė shqetėsojnė, sepse njė shkrim influencon tek lexuesi dhe ėshtė apo nuk ėshtė i vėrtetė nė momentin qė publikohet, kjo ka pak rėndėsi. Pasi lexuesi bazohet tek ajo qė lexon dhe nuk lodhet mė tej pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn.


Mė the qė nuk dėshiron tė flasėsh pėr jetėn tėnde private...
Po, sepse kam folur dikur, kur kam qenė edhe mė e vogėl, por fjalėt e mia janė shprehur dhe janė shkruar ndryshe nga gazetarėt. Kjo mė ka lėnduar, njėkohėsisht edhe familjen time, ndaj kam vendosur qė jetėn time private ta lė jashtė intervistave.


Nuk mund tė na thuash nėse je e dashuruar?
Zaimina ėshtė shumė e dashuruar, por pėr sa i pėrket personit dhe detajeve tė tjera pėr dashurinė time, nuk dua tė them asgjė. Dua tė mbeten private.


Je vetėm 19 vjeēe. Gjithmonė e veshur, e mbajtur mirė, ke njė veturė luksoze. Si arrin t’i sigurosh tė ardhurat?
Mė vjen mirė qė dole tek kjo pyetje. Sepse shumė kam lexuar nė kėtė drejtim, ndaj dua tė them se Zaimina ka njė familje, qė deri tani e ka mbėshtetur nė tė gjitha drejtimet, financiarisht. Gjithashtu Zaimina kėto 4 vjet, pėrveē mbėshtetjes sė madhe qė ka marrė nga familja, shumė shpenzime ka arritur t’i pėrballojė edhe vetė, duke filluar qė nga kontrata qė kam pasur me vajin “Fiol”, ku merrja njė rrogė qė pėr njė moshatare tė moshės sime ishte e paimagjinueshme e pėr tė vazhduar nė koncerte apo aktivitete artistike, qė gjithashtu shpėrblehen financiarisht.


Le t’i kthehemi pak shkollės. Fakti qė je njė vajzė e ekranit tė ndihmon nė marrėdhėnie me pedagogėt?
Po, mė ka ndihmuar. Dega qė unė kam zgjedhur kėrkon shumė impenjim dhe duke qenė se unė merrem edhe me spektaklin, ka pasur raste kur mund ta kem lėnė shkollėn pak pas dore. Pėr kėtė arsye pėr disa mungesa ose orė tė humbura, pedagogėt mė kanė toleruar.


Po nė shoqėri, si ėshtė Zaimina?
Mė pėlqen shoqėria. Jam tip i mjaft i komunikueshėm, tepėr e dashur, megjithatė miqtė e mi janė shumė pak.


Janė artistė apo njerėz jashtė artit?
Jashtė artit. Tek artistėt gjen xhelozira mes njėri-tjetrit, ndonėse pohojnė tė kundėrtėn, kėshtu qė kur kam miq tė vėrtetė nuk kam pse i kėrkoj nė art.


Tė kam parė gjithmonė tė shoqėruar me motrėn tėnde, edhe ajo ėshtė mikesha jote?
Po, sigurisht.


Nė tė ardhmen vazhdon ta shohėsh veten si vajzė spektakli, apo ai arkitekte?
Arkitekturėn e mendoj si profesionin tim nė tė ardhmen, kurse aktivitetet e tjera do tė jenė nė plan tė dytė.


 


te dhenat



  • Emri: Zaimina
  • Mbiemri: Vasjari
  • Ditėlindja: 17.6.1987
  • Gjatėsia: 172 cm
  • Studimet: Arkitekturė
  • Ēmimet: “Miss Shqipėria 2002”

 



Nė gjyq me kompaninė e vajit “Fiol”
Pėr njė kohė tė gjatė Zaimina Vasjari ka qenė imazhi i vajit “Fiol”. Por do tė vinte njė ditė, qė kontrata e nėnshkruar do tė zgjidhej pėrpara kohe nga kompania dhe nė vend tė Zaiminės do tė prezantohej njė vajzė tjetėr. U pėrfol se shkak i largimit tė Zait u bėnė disa foto, nė tė cilat imazhi i “Fiol”, Zai, kishte pozuar e zhveshur, duke e dėmtuar kompaninė nė kėtė mėnyrė. Por, sipas vetė Zaimina Vasjarit, e vėrteta ėshtė krejt ndryshe dhe ndonėse nuk dėshiron tė japė detaje nė lidhje me kėtė fakt, pohon se e ka hedhur nė gjyq kompaninė “Fiol” pėr prishjen e kontratės dhe procesi vazhdon.


Pasioni pėr makinat dhe shpejtėsinė
“Zaimina ėshtė e ēmendur pas shpejtėsisė”. Kėtė element rebel tė jetės sė Zait na e tregon motra e saj mė e madhe, Beliola, qė e shoqėron kudo, madje edhe nė koncerte e intervista. Dhe jo vetėm kaq, por Zai nuk del kurrė nga shtėpia pa makinėn e saj, tė cilėn e konsideron si mjetin mė tė domosdoshėm tė jetės. I pėlqen tė ecė me shpejtėsi, ndaj kjo ėshtė edhe arsyeja qė gjithmonė ka synuar makinat me benzinė e qė ecin shpejt, ndonėse prindėrit dhe motra mė e madhe gjithmonė e porosisin tė jetė e kujdesshme nė timon. Por si gjithmonė Zaimina, nė fund tė fundit, e ka tė vėshtirė tė dalė nga vetja dhe vazhdon tė jetė e pasionuar pas shpejtėsisė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard