Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: REVOLUCIONI ALLA PIRRO ĒAKO


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
REVOLUCIONI ALLA PIRRO ĒAKO
Permalink   





  

Nuk do tė krahasohet me famėn e sė shoqes. As tė njihet si djali i Gaqos dhe i Luiza Ēakos. Ka lėnė pas krahėve kohėn e sakrificave dhe fatit tė mbrapshtė. Me albumin mė tė fundit dėshmon se ėshtė nė momentin e tij mė tė mire. Nuk mund ta quash aspak rebelim dhe as ngritje kryesh inatēore albumin e fundit tė kantautorit Pirro Ēako. E megjithatė, ndonėse kėnga kryesore nga merr emrin albumi “Mos mė krahaso”, - me poezi tė Teodor Kekos –ėshtė njė kėngė dashurie, e ka mesazhin brenda. Njė mesazh shumė tė fortė, tė cilin ai ka ndjerė se tashmė ėshtė koha pėr ta nxjerrė jashtė vetes. Sepse Pirro Ēako kurrsesi nuk do mjaftohej vetėm me pėrzgjedhjen disa poezive tė bukura, njė baze muzikore dhe njė ritmi qė tė bėn ta ndjesh muzikėn e tij. Jo! Arti i tij duhet qė mbi tė gjitha tė ketė brenda vetes atė qė ai kėrkon t’u thotė tė tjerėve. Njė mesazh qė qėndron i fshehur, por qė nuk ėshtė edhe shumė i vėshtirė pėr t’u perceptuar. Kėshtu ndodhi edhe me albumin e tij tė parė “Herėt a vonė”. Ndonėse tė gjithė e dinė qė ky album mban titullin e njė kėnge tė shoqėruar me njė videoklip, nė tė cilin Pirro rend pas njė vajze tė bukur, nė tė vėrtetė kėrkon tė shprehė atė qė kishte ndodhur me tė: herėt apo vonė ishte kthyer. Siē kishte premtuar nė njė tjetėr mesazh –i tretur si gjithmonė nė njė kėngė, tė cilėn ai e kėndoi bashkė me tė atin nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve: “Unė do vij, do vij patjetėr...”. Herėt a vonė, ai e mbajti premtimin, veēse me shumė takt. U mundua tė vinte shumė gradualisht. Nė fillim me njė duet me Rovena Dilon, -duet qė e mbajti gjatė frymėn e publikut, duke u kthyer nė njė kėngė hit - pastaj
me njė kėngė tjetėr, nė njė festival tjetėr, me njė duet tjetėr, derisa publiku u pėrgatit mirė me kthimin e tij tė ngadaltė dhe u bė gati pėr tė pritur njė album.

 Pirro e dinte qė kjo ishte rruga nga do tė kalonte. Nuk do tė kishte pasur kurrė sukses nėse do tė kthehej ashtu njėherėsh me njė album dhe kaq. E dinte se nė kėtė mėnyrė nuk tė arrinte kurrė tė tėrhiqte vėmendjen. I kishte bėrė mirė llogaritė. Qė atėherė kur ndjeu si kishte ardhur koha ta lidhte fillin atje ku u kėput. Dhe nė fakt filli ishte kėputur shumė vite mė parė, kur si sapo kishe filluar tė ndjente shijen e tė qenit i njohur, i suksesshėm. Dhe prova mė e fundit qė ia kishte garantuar edhe mė mirė suksesin ishte ēmimi I parė nė Festivalin e Kėngės nė RTVSH, “E duam lumturinė”, kėngė qė e kėndoi Parashqevi Simaku dhe njė grup fėmijėsh dhe pati atė sukses qė dihet. Por fill pas kėsaj do tė vinte njė kohė tjetėr, andej nga viti 1991, kur Pirro Ēako pėr herė tė parė do ta ndjente veten vėrtet humbės. Sepse me njė largim tė pashmangshėm dhe tė diktuar nga kushtet, kishte vulosur hė pėr hė harrimin e emrit tė tij nė skenat e shqiptare dhe pėrpjekjet e njė jete pėrsėdyti bashkė me vėshtirėsitė qė e prisnin. Por kurrsesi harrimin nga muzika, nuk e kishte menduar asnjėherė, edhe pse pa i kaluar kufijtė e Francės pėr njė kohė shumė tė gjatė. Pėr vite tė tėra pėrgatiti nė heshtje kthimin e tij. Dhe plani do tė ishte aq i detajuar, sa nuk kishte asnjė pėrqind mundėsi qė tė mos funksiononte.

Ai e dinte mirė se tashmė pas kaq vitesh emri i tij do tė ishte harruar nga publiku shqiptar. Do tė ishin shumė pak ata qė do ta kujtonin muzikėn e tij tė para viteve ’90, njė muzikė qė tani vetė Pirro e quan tė paditur dhe tė krijuar me intuitėdhe njė publik i ri qė nuk e kishte njohur kurrė. Mėnyrė mė tė mirė sesa promovimi pėrmes tė tjerėve nuk mund tė kishte. Prandaj edhe kėngėn “Pėr njė ēast mė ndali zemra” do ta kėndonte me Rovena Dilon. Sepse kėshtu nuk do tė vinte krejt i panjohur dhe shfaqja e tij nė publik do tė ishte mė e butė. Prandaj do tė shfaqej mė vonė me njė tjetėr duet me Redon Makashin, pastaj edhe me Inva Mulėn. Sepse vetėm kėshtu do tė pėrgatiste terrenin pėr tė hyrė fort nė tregun muzikor tė ēoroditur shqiptar. Dhe vetėm pasi tė ishte bindur se kishte kthyer vėmendjen mjaftueshėm pas vetes, do tė vinte albumi i parė, shoqėruar me njė videoklip he shumė shpejt edhe me njė tė dytė. Pirro Ēako nuk ishte mė ai i panjohuri si shumė tė tjerė qė vinte nga pėrtej kufijve dhe donte tė bėhej kėngėtar dhe kantautor. Ai ishte i tillė ė nė krye tė herės dhe ky ishte vetėm njė rikthim. Rruga ishte hapur dhe suksesi i albumit “Herėt a vonė” tregoi se plani kishte funksionuar. Ai e kishte parashikuar kėtė. Koha e tė ndjerit humbės kishte filluar tė perėndonte pėr Pirron.

E nėse ndokush kishte menduar se ky ishte thjesht njė album, ca kėngė, ca videoklipe, ca dalje nė skenė dhe kaq, se Pirro Ēako u largua sėrish si shumė tė tjerė, pėr tė mos u kthyer mė, kanė gabuar. Sigurisht qė pėr tė ky ishte vetėm fillimi. Ai as qė kishte ndėr mend tė zhdukej kur sapo ishte shfaqur. Pėrderisa shijoi suksesin qė i fali albumi i parė, patjetėr qė do tė vazhdonte ta vinte nė jetė planin e tij. Kishte akoma edhe mė shumė pėr tė treguar, sepse akulli sapo ishte thyer, duhej edhe mė shumė akoma qė tė shkrinte plotėsisht.

Pas hedhjes se njė albumi nė treg, pas nėnshkrimit tė njė kontrate tė heshtur me publikun, qė tashmė e njohu dhe  mirėpriti, dhe pėr t’i lėnė kohėn qė i duhet njė albumi pėr tė depėrtuar deri nė fund, Pirro duhej tė tėrhiqej pėrsėri, ndonėse jo tėrėsisht. Por i duhej tė largohej sėrish drejt Francės pėr tė vėnė nė jetė pjesėn e dytė tė planit tė tij, ėrsėri nė heshtje. Pika tjetėr ishte njė album i ri. Veēse kėsaj radhe me njė ndryshim shumė tė madh. Gjėrat ishin shumė tė thjeshta, ai ishte mė i pjekur dhe nuk i duhej tė errte nė sy riskun se si do tė pritej, sepse ky album me siguri qė do tė ishte rezultat i tė parit. Veēse me shumė shumė ndryshime qė nė konceptim. Qė nė ngjizjen e tij Pirro e dinte qė ky album kėrkonte mė shumė vėmendje dhe njė formulė tjetėr, sepse tashmė ēdo gjė ishte ndryshe, dhe Pirros nuk i duhej tė tėrhiqte nga pas asnjė mėdyshje. Porse qė nė fillim e ka konceptuar gjithēka si njė mesazh shumė filozofik, qė gjithsesi do tė vazhdojė dhe kėsaj radhe tė qėndrojė i fshehur pas linjės sė dashurisė, sepse kėshtu perceptohet mė thjesht. I ėshtė dashur tė endet mes mijėra poezive pėr tė gjetur atė qė kėrkonte, dhe ajo qė kėrkonte nuk kishte asnjė pikė takimi me punėn e albumit tė parė, gjatė krijimit tė tė cilit, as qė mendonte se tė tilla poezi mund t’i tjetėrsonte nė kėngė. Sigurisht qė nuk do tė shkėputej as kėsaj radhe nga rrėnjėt e forta tė poezisė tė Timo Fllokos. Do tė pėrqendrohej nė vargjet e Teodor Kekos, Alban Tartarit, baladat e Azem Shkrelit dhe Bardhyl Londos, pėr tė konceptuar gjithsej 12 kėngė pėr albumin tij tė ri. “Kėtė radhė plani ishte edhe mė i sofistikuar, sepse gjithēka vjen me mė shumė forcė. Eshtė album shumė dinamik, agresiv dhe i ngjeshur dhe kėrkon mė shumė vėmendje. Por i kam menduar gjėrat me detaje qė nga radhitja dhe deri tek pėrdorimi i simboleve qė do tė shoqėrojnė kėngėt. Me pak fjalė, kam menduar pėr jetėgjatėsinė albumit. Jam pėrpjekur qė nė kėtė album ta gjejė veten gjithkush. Madje tė mos mungojnė edhe kėngėt ritmike qė kėrcehen nė ambiente dėfrimi. Por sigurisht, pėr ua ėshtė e rėndėsishme qė albumin ta kuptojnė ata qė dinė ta kuptojnė”. Dhe pėrderisa ai nuk ėshtė mėsuar qė gjėrat t’i vijnė sa hap e mbyll sytė, ėshtė shtruar pėr dy vjet e radhė, derisa prodhoi atė qė do tė shėrbente si pėrligjja e Pirro Ēakos si kantautor dhe si kėngėtar. Sigurisht qė ai nuk do tė mjaftohej vetėm dhe thjesht me njė album, prandaj endoi edhe pėr linjėn e dytė, atė tė mesazhit qė do tė pėrēonte albumi. Jo mė kot zgjodhi ta quante albumin e tij “Mos mė krahaso”.

E pra, mos bėni provė qė ta krahasoni mė Pirro Ēakon me sgjė dhe me askėnd. Mos e krahasoni mė me Pirron e para shumė viteve, kur ishte ende shumė i ri dhe provoi tė shfaqej ashtu siē ishte. Sepse ndonėse menjėherė dėshmoi se ishte i aftė tė shkruante muzikė, ajo kohė mbetet thjesht e shkuara. Kur ai nuk kishte eksperiencėn qė ka sot, kur mbi tė gjitha ėshtė njė spektator i mirė. Sepse aty ku jeton ka mundėsinė qė tė ushqehet me muzikė shumė tė mirė. “E di me saktėsi se kur del albumi i njė kėngėtari qė unė e pėlqej. Prandaj dal qė herėt nė mėngjes dhe mund tė jem i pari qė blej albumin”. Eshtė gjatė gjithė kohės nė kontakt me muzikėn e vėrtetė, gjė qė s’i le mundėsi tjetėr, veēse tė perfeksionohet dhe tė lėrė pas tė shkuarėn, ndonėse i dha njė emėr tė mirė. Mos e krahasoni as me ndonjė kėngėtar tjetėr qė i ngjason. Pirro Ēako ėshtė ai qė ėshtė. Mė thjesht se kaq nuk mund t’i linte tė kuptonte publikut. Nuk do tė jetė ai kėngėtari qė ngjan si filani dhe qė kėndon si fisteku. Jo vetėm sepse ėshtė pėrpjekur tė sjellė njė muzikė ndryshe, larg ritmeve ballkanike, gjė qė ndodh shumė rrallė kėtyre anėve, por edhe sepse nuk pėrpiqet tė imitojė askėnd. I mjafton ajo qė di dhe qė ka. Nuk mundohet aspak pėr tė qenė i paarritshėm, dhe as nuk e ėndėrron qė t’i ngjajė ndokujt. Ėshtė thjesht Pirro Ēako, qė kėndon tėrėsisht shqip dhe kaq!

As albumin e tij tė dytė mos e krahasoni me tė parin. Ka vėrtet shumė ndryshime mes tyre. Nė 80 pėr qind tė tij albumi i dytė ėshtė i realizuar me instrumente tė vėrteta.
Nė tė gjitha kėngėt nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė dallosh notat e pianos, violinės, baterisė apo harqeve. Nė realizimin e kėngėve tė tij janė pėrdorur bazat e mirėfillta e njė orkestre simfonike. Edhe pse albumi i parė “Herėt a vonė” ishte ai qė i dha dorėn, tek ky i dyti do tė njihni njė Pirro tjetėr. Tė gjitha kėngėt i kėndon vetėm. Sepse tani nuk ka aspak nevojė tė promovohet nėpėrmjet tė tjerėve me qėllim qė tė ndihet i pranuar. Madje nuk ka as pse kėnga e tij tė ndihet e kushtėzuar. E ka mė tė thjeshtė t’i pėrgjigjet njė ftese nė ndonjė koncert, pa marrė miratimin e kėngėtarit tjetėr qė kėndon me tė. Ky ėshtė njė album tėrėsisht “made in Pirro Ēako”. I kėndon dashurisė nė mėnyrė shumė filozofike dhe ka dy kėngė-shtylla shumė tė forta “Mos mė krahaso” dhe “Ah moj dashuria ime”, tė cilat do ta sjellin albumin mė tė plotė dhe do tė shoqėrohen dhe me videoklipe.

Por mos e krahasoni as me dy prindėrit e tij. Ndonėse janė dy emra shumė tė spikatur nė fushėn e artit, nuk janė gjurmėt nėpėr tė cilat ka kaluar djali i tyre. Pirros nuk do t’I pėlqente qė tė vinte si djali i dy artistėve, por si Pirro, qė ėshtė kantautor dhe kėngėtar, qė ka njė publik qė e pėlqen muzikėn e tij dhe e ka njohur vetėm nėpėrmjet saj dhe askujt tjetėr. S’ka arsye pėr tė qenė hija e prindėrve. I duhet hapėsira e vet, pėr tė qenė i lirė pėr tė pėrvijuar edhe mė mire emrin e tij. Dhe pėrderisa ėshtė nė rrugė tė mbarė, nuk ka arsye pse tė njihet si djali I Gaqo dhe Luiza Ēakos. Madje, madje mos e krahasoni as me gruan e tij. As mos u mundoni tė peshoni famėn e njėrit dhe tė tjetrit. Sepse ndonėse me largimin nga Shqipėria Pirro ishte njė humbės dhe bashkėshortja e tij njė fituese, pasi ajo arriti tė depėrtonte nė muzikėn hermetike botėrore, tani ka ikur koha e sakrificave. Ka ardhur momenti qė Pirro tė jetė vetvetja. Pa u lakuar si bashkėshorti i Inva Mulės, sepse ndonėse me rrėnjė tė thella nė muzikė, janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Kanė ēdonjėri hapėsirėn qė i takon dhe nuk arsye pse emri i njėrit, tė pėrdoret si mbiemri i tjetrit. Tani Pirro Ēako vjen nė Tiranė sepse I duhet tė promovojė njė album, sepse ėshtė i ftuar nė njė spektakėl pse jo, edhe pėr tė pasur koncertin e tij recital. Ka njė emėr, qė nuk ia ka falur askush.


Ndoshta do tė mbetet pėr shumė kohė njė ikės dhe njė ardhės. Do t’i duhet qė shumė shpesh ta shohė veten me ēantėn e udhėtimit nė krah, pėr tė ardhur me zhurmė dhe ėr tė ikur nė heshtje. Sepse pėr momentin kjo ėshtė rruga e tij. Edhe pse herė pas here pėson dilemat e kthimit, ashtu siē i pėsoi njėherė me nxjerrjen e albumit tė parė, por qė pastaj u tėrhoq sėrish. Ndoshta do t’i pėlqente ta shihte veten si kontribuues tė mirė nė fushėn e artit, si njė dorė e fuqishme pėr tė “prodhuar” njė prurje tė mirė muzike, me tė cilėn Shqipėria tė pėrfaqėsohej denjėsisht nė Festivalin Evropian. Kjo mundėsi do t’ia prishte mendjen pėr tė mos e parė pėr shumė kohė veten aeroporteve. Por tashmė nuk e ndjek mė asnjė hije humbjeje. Pėr momentin i duhet tė merret me albumin e tij tė ri “Mos mė krahaso”, qė nuk mund ta quash aspak rebelim, por thjesht dhe vetėm njė mesazh shumė tė fuqishėm.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard