Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Grupi "Europe", nė Tiranė me njė imazh tė ri


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Grupi "Europe", nė Tiranė me njė imazh tė ri
Permalink   



Grupi "Europe"
 


Ata qė do tė vijnė nė Tiranė vetėm pas pak ditėsh, nuk ngjajnė mė aspak me yjet rock tė viteve '80, me flokėt e fryra dhe balluket nė mes tė kokės. Por pjesa mė e madhe e tyre, janė po ata qė pėrbėnin bandėn e famshme, kur kėndohej hiti botėror "Final Countdown", tė rikthyer sė bashku vetėm nė vitin 2003. Emrat e tyre janė, Joey Tempest, John Norum, John Levén, Mic Michaeli dhe Ian Haugland. Tė gjithė me flokė tė shtrira dhe pamje tė sofistikuar e tė kuruar prej superstarėsh tė rinj, edhe pse tanimė kanė njė farė moshe. Bluza tė zeza, kryqe e aksesorė "rock", banda megjithatė mbetet "dark"...


Janė nė momentin e tyre tė ringjalljes dhe qė nga viti 2003 janė ribashkuar, duke pėrgatitur edhe njė album tė ri dhe vizita e tyre nė Shqipėri, ėshtė gjithashtu pjesė e kėtij rikthimi nė njė tur tė ri qė grupi po pėrgatit. Do tė jenė kėtė fundjavė dy herė pėr publikun shqiptar, tė shtunėn nė "Living Room", qė edhe i ka sjellė deri kėtu, dhe me njė koncert tė madh tė dielėn, nė 14 janar, nė Pallatin e Kongreseve. Mbėrritja e tyre ėshtė konfirmuar tashmė si e sigurt dhe pritet qė tė mbėrrijnė nė aeroportin "Nėnė Tereza" mbrėmjen e 13 janarit, kur edhe do tė jenė tė pranishėm nė pub.


"Europe" janė njė bandė suedeze "hard rock" dhe kanė influencuar zhanrin e muzikės metal. Janė banda mė e suksesshme suedeze e tė gjitha kohėrave dhe kanė ****ur mė shumė se 10 milionė albume nė gjithė botėn. Kanė lindur nė 1979 me emrin "Force". Suksesi i tyre mė i madh ndėrkombėtar ka qenė "The Final Countdown" nė vitin 1986, qė u shndėrrua nė njė hit, duke ****ur mė shumė se gjashtė milionė kopje. Po kėtė vit, nga grupi largohet John Norum, i pakėnaqur me imazhin e komercializuar tė bandės dhe nis njė karrierė solo. Pas dhjetė vjetėsh jetė, banda vendosi tė bėnte njė pushim nė vitin 1992, pasi nuk po e arrinte mė suksesin e saj tė 1986. U bashkuan sėrish nė 2003 zyrtarisht dhe nė verė tė vitit 2004 organizuan njė festival tour nė kontinentin evropian. "Start from the Dark" ėshtė vlerėsuar me superlativa nga kritika dhe ka ****ur mė shumė se 600 mijė kopje. Kohėt e fundit, kanė pėrfunduar njė tur dhe natėn e vitit tė ti 2006 kanė performuar "live" nė njė shou televiziv, nė Bukuresht tė Rumanisė.


 


Personazhet


Joey Tempest


Vokalisti i grupit ose ylli kryesor i bandės, ėshtė Joey Tempest, i lindur nė Suedi nė vitin 1963. Ai ėshtė gjithashtu shkruesi kryesor i kėngėve tė "Europe". Ka shkruar edhe hitin e famshėm "The Final Countdown" si edhe "Rock the Night" dhe "Superstitious". Pasi "Europe" u shpėrnda pėr njė farė kohe nė 1992, Tempest nxori tri albume solo. 2004 shėnoi rikthimin e grupit me njė album tė titulluar "Start from the Dark", ku figuron edhe hiti i tyre klasik "Final Countdown". Tempest jeton aktualisht nė Londėr me gruan e tij, Lisa Worthington.


John Norum


John Norum, i lindur nė 1964 nė Norvegji, ėshtė kitarist i grupit "Europe". Ai ėshtė pjesė e grupit qė na themelimi me Joey Tempest, nė 1979. Norum ka luajtur nė tri albume te para tė "Europe" para se tė largohej nga grupi nė 1986, pasi nuk ishte i kėnaqur me imazhin komercial tė bandės. U zėvendėsua nga Kee Marcello. Nxori njė album solo nė 1987. Nė 2003 ai bashkohet me "Europe" tė ribashkuar. Aktualisht jeton me gruan e tij Michelle dhe djalin Jake Thomas nė Stokholm dhe kalon shumė kohė me familjen nė Los Angeles gjithashtu.




-- Edited by gishteza at 13:55, 2007-01-08

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: Grupi "Europe", nė Tiranė me njė imazh tė ri
Permalink   







"Europe" ngre nė kėmbė pallatin e Kongreseve

Belina Budini
15-01-2007






















Europe gjate koncertit te djeshem
"Europe" nisin me Tiranėn turin e tyre evropian pėr vitin 2007, edhe pse nė datat e turit tė publikuara nė internet, Shqipėria nuk ishte parashikuar si stacion i mundshėm. Por nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", anėtarėt e grupit tė famshėm, pohuan se kjo ndalesė nė Shqipėri, ėshtė pjesė e turit tė tyre qė do t'i shpjerė pas koncertit nė Pallatin e Kongreseve, nė Granada, Madrid, Barcelonė dhe Bilbao tė Spanjės. A ka ndonjė kontekst politik kjo ardhje e paparashikuar e grupit nė Tiranė? Megjithėse, mirėseardhjen grupit ua dhanė politikanėt shqiptarė, Fatos Nano dhe Sokol Olldashi, nė ambjentet e "Living Room" dje nė mbrėmje, anėtarėt e grupit shprehen se ky koncert ėshtė pjesė e turit tė tyre tė radhės dhe nė tė njėjtėn kohė, pjesė e kėrkimit tė tyre tė vazhdueshėm pėr vende tė reja, qė nuk i kanė vizituar mė parė me muzikėn e tyre.

Pesė suedezėt, mendojnė se zhvillimi i vazhdueshėm kėrkon progres artistik dhe se ka shumė mė tepėr tė zbuluar nė kėtė botė, sesa nė planetin Mars. "With so many things to be found" duket se ėshtė motivi kryesor i "Europe" dhe kėrkimi i tyre pėrfundon me njė qėllim ambicioz: Tė bėhen legjenda tė rrokut. Eksituese e kanė quajtur ata praninė nė party-n e mbrėmshėm tė limituar nė ambjentet e pub-it, nga ku u larguan para mesnatės drejt hotelit, tė shoqėruar nga tingujt e hitit tė tyre mė tė famshėm "Final Countdown". Nė intervistėn qė u morėm gjatė qėndrimit tė tyre me gazetarė dhe tė ftuar tė tjerė nė ambjentet e kėtij pub-i, Joey Tempest dhe John Norum, kėngėtari dhe kitaristi i grupit u shprehėn se Tirana ėshtė njė stacion nga mė interesantėt e turit tė tyre qė sapo e kanė nisur, ndėrsa pohojnė se "rikthimi" i tyre vazhdon tė shkojė shumė mirė pas "Start from the Dark" dhė kėngėt e reja po pėlqehen shumė, ndėrsa fansat e tyre, ata tė dikurshmit dhe plot tė rinj, vazhdojnė t'i mbėshtesin njėlloj.


Pse jeni nė Tiranė?


Neve na pėlqen shumė tė eksplorojmė gjėra tė reja dhe vende tė reja. E kemi bėrė shpesh kėtė gjė dhe ėshtė pjesė e punės sonė dhe dėshirės sonė, pėr njė lloj aventure muzikore.


A ka ndonjė kontekst politik kjo vizitė e juaj kėtu, pasi pashė qė mirėseardhjen ua uruan dy politikanė shqiptarė, qė janė nė momente kruēiale tė karrierės tuaj?


Mmm... Pritja ishte shumė e ngrohtė... Vizita nė Shqipėri ėshtė pjesė e turit tonė dhe menjėherė pas koncertit nė Tiranė, tė hėnėn do tė nisemi pėr nė Spanjė, ku kemi programuar disa koncerte tė tjerė nė Granada, Madrid, Barcelonė e Bilbao deri nė datėn 20 janar, pastaj turi ynė vazhdon nė Zvicėr, Itali, Austri, Ēeki, Gjermani, Angli dhe Paris.


A e njihnit Shqipėrinė?


Jemi kėtu edhe pėr ta njohur pak, apo jo...!


Ēfarė keni mėsuar nė kaq pak orė sa keni nė Tiranė?


Qė qenkeni njerėz shumė miqėsorė. Pritja ishte shumė e ngrohtė dhe hoteli ishte shumė komod.


Po vajzat?


Tėrheqėse...


Po pėr muzikėn shqiptare, dini ndonjė gjė?


Jo, por zgjedhjet muzikore "Gold" kėtu po na pėlqejnė.


Do tė kėndoni kėtu nė pub sonte?


Edhe mundet... (nė fakt nuk kėnduan)


Sa do tė zgjasė koncerti juaj nė Pallatin e Kongreseve?


Ėshtė parashikuar tė zgjasė 45 minuta, por asnjėherė nuk i dihet, sepse shpesh vazhdon mė gjatė se ē'ėshtė parashikuar. Varet nga atmosfera qė do tė krijohet...


Ēfarė do tė kėndoni?


Kemi pėrzgjedhur hitet tona mė tė njohura, por edhe kėngė nga albumet e reja.


Si po shkon rikthimi juaj muzikor nė pėrgjithėsi? A mendoni se do ta ringjallni magjinė e viteve '80?


Zhvillimi i vazhdueshėm kėrkon progres artistik dhe nė fakt, mendojmė se ka shumė mė tepėr pėr tė zbuluar nė kėtė botė, sesa nė planetin Mars. Rikthimi ynė po shkon shumė mirė dhe, pėr befasinė tonė, kemi patur njė mbėshtetje vėrtet tė fortė nga fansat tanė, ata tė dikurshmit, dhe plot tė rinj. Sapo kthehemi nga turet, nuk na pritet mė sa tė shkojnė nė studio, tė frymėzuar pėr tė bėrė kėngė tė reja. Albumi ynė i fundit vijon nė linjėn e rrokut tradicional, por mendojmė se nė ndonjė nga kėto ditė, do tė arrijmė diēka...


Pjesėtarėt e "Europe' nė Tiranė


Joey Tempest


John Norum


John Levén


Mic Michaeli


Ian Haugland


Albumi i fundit "Secret Society", njė pėrpjekje pėr tė arritur majat e dikurshme


Nė kėrkim tė legjendės "rock"


Somario:


"With so many things to be found" duket se ėshtė motivi kryesor i "Europe" dhe kėrkimi i tyre pėrfundon me njė qėllim ambicioz: Tė bėhen legjenda tė rrokut.


Heronjtė e "hard rock"-ut me nė krye kėngėtarin Joey Tempest dhe kitaristin, John Norum, si edhe anėtarėt e tjerė tė bandės, Mic Michaeli, Ian Haugland dhe John Leven, kanė nisur kėsisoj turin e tyre tė shtatė pėr albumin "Secret Society" qė ėshtė albumi i tyre i dytė qė nga rikthimi fantastik nė vitin 2004, me "Start From The Dark". Kritikėt thonė se "Europe" po rikrijojnė vetveten dhe po kėrkojnė sfida tė reja. Nga pikėpamja e stilit, albumi i tyre i mėparshėm "Start From The Dark", ishte akoma afėr tingullit dhe teksteve tė suksesit tė tyre tė madh tė vitit 1986, "The Final Countdown", qė pati ****ur 8 milionė kopje nė gjithė botėn. Ndėrsa "Secret Society" konsiderohet si njė pėrpjekje pėr tė arritur maja tė reja. "Forever Traveling", "Love is Not The Enemy" dhe "A Mother's Son", janė disa nga kėngėt e tyre, janė disa kėngėt qė ftojnė dėgjuesit pėr njė udhėtim introspektiv nė vetvete, ashtu si edhe tė zbaviten nė tė njėjtėn kohė. "With so many things to be found" duket se ėshtė motivi kryesor i "Europe" dhe kėrkimi i tyre pėrfundon me njė qėllim ambicioz: Tė bėhen legjenda tė rrokut. Albumi i tyre mė i ri, "Secret Society" ėshtė publikuar nė tetor dhe turet pėr tė vazhdojnė.




__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard