Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Artiola Toska - Ne Pritje te Marteses!


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Artiola Toska - Ne Pritje te Marteses!
Permalink   


Ėshtė tip i qetė dhe i kuptueshėm, gjė qė mė siguron qetėsi dhe siguri nė vetevete. Diku tek Selvia e vjetėr, nė njė shtėpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, kėngėtarja e njohur e muzikės popullore. E lumtur nė krahėt e dashurisė sė saj, nė ngrohtėsinė e familjes qė gjithmonė i ka qėndruar pranė, e adhuruar nga miqtė dhe publiku, mendon tė ardhmen artistike dhe projekton lumturinė e saj, askund Ėshtė tip i qetė dhe i kuptueshėm, gjė qė mė siguron qetėsi dhe siguri nė vetevete. Diku tek Selvia e vjetėr, nė njė shtėpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, kėngėtarja e njohur e muzikės popullore. E lumtur nė krahėt e dashurisė sė saj, nė ngrohtėsinė e familjes qė gjithmonė i ka qėndruar pranė, e adhuruar nga miqtė dhe publiku, mendon tė ardhmen artistike dhe projekton lumturinė e saj, askund tjetėr veēse nė kryeqytet.

Pak indiferente nga monotonia dhe jeta e zhurmshme e qytetit tė saj tė lindjes, e thjeshtė dhe e sinqertė, bukuroshja e kėngės popullore, tregon pėr rrugėn e saj drejt karrierės por edhe pėr djalin qė i ka rrėmbyer zemrėn tė bukurės Artiola. Ndihem e lumtur dhe e qetė pranė tij, dhe mund tė vazhdoj rrugėn e kėngės, tashmė edhe mė e sigurt. U bėnė njė vit e gjysmė qė jemi bashkė.


Fillimet tuaja si kėngėtare ishin tė rastėsishme apo njė dėshirė e lindur prej kohėsh qė vendosėt ta realizoni!

Muzika mė ka tėrhequr qė e vogėl dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nėpėr shtėpi. Ngaqė kėndoja, familja vuri re prirjen pėr tė kėnduar. Nė pallatin e pionierėve konkurrova pėr violinė dhe mė pas filluan aktivitetet e kėngės nė ansamblin popullor tė pionierėve. Nė moshėn 15-16 vjeēe, nė festivalet e muzikės sė lehtė pėr interpretuesit e rinj, jam vlerėsuar me ēmim tė parė dhe tė dytė. Pra, ėshtė njė eksperiencė e nisur qė nė vogėli.

Cilėt kėngėtarė pėlqeni nga muzika popullore shqiptare. Kujt do dėshironit t’i ngjanit?

Afsa Zyberi,- njė kėngėtare e paarritshme e muzikės popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, kėngėt e sė cilės unė vazhdoj t’i kėndoj. Merita Halili dhe Eli Fara qė janė kėngėtare tė mira tė kėngės popullore.

Keni emocione kur dilni para publikut?

Jam tip kurajoze. I jap vetes shumė kurajo, megjithatė emocionohem shumė dhe emocionet i kam tė brendshme. Pėrgjithėsisht jam natyrė qė nuk lė tė kuptoj nėse jam e emocionuar, e frikėsuar, e pasigurt, e mėrzitur. Dhe diēka, gjithmonė para njė koncerti apo aktiviteti unė sėmurem, por nė momentin qė jam para publikut, ndihem e sigurt dhe zėri mė del pa problem.

Ē’mendoni mbi reagimet e adhuruesve ?

Marr shumė shpesh urime e pėrgėzime. Edhe telefoni bie nga shumė dashamirės tė kėngės. Nė rrugė mė ndalin dhe mė pėrgėzojnė por, ne, shqiptarėt ka shumė raste qė nuk dimė tė shprehemi. Ndonjėherė, edhe bezdisem.

Mėrziteni shpesh dhe nėse po, si e kaloni njė gjendje tė tillė?

Unė mėrzitem shumė shpejt pėr gjėnė mė tė vogėl dhe mė ndodh shumė herė. Jam dhe tipi i njeriut qė nuk e shpreh mėrzitjen gjė qė mė bėn tė mendoj gjatė vetėm me veten time, ndaj e vuaj. Mundohem qė gjendje tė tilla t’i kaloj pa u shprehur me njeri, ose thjesht tė harroj duke bėrė diēka tjetėr, pėrshembull duke dalė…

Si e ndėrton njė ditė tė zakonshme Artiola?

Ditėt e mia ndryshojnė. Nuk mė pėlqen monotonia. Veē filmave dhe teatrove qė i ndjek gjithmonė. Jam e fandaksur edhe pas filmave shqiptarė dhe mė pėlqejnė shumė batutat e realizuara nė kėto filma. Asgjė tjetėr monotone nuk ndėrtoj nė ditėn time. Ndjek akivitetet kulturore dhe nuk jam e interesuar pėr politikėn. Kam njė ditė tė zakonshme, normale si e tė gjithė njerėzve.

Veshja juaj e preferuar, si ju pėlqen tė visheni?

Sa mė thjesht aq mė mirė, ndihem komode.Dua tė jem e thjeshtė edhe nė skenė, dhe pėr kėtė falenderoj stilisten Rezarta Skifteri e cila m’i ka gjetur shijet si dhe pranon sugjerimet e mia. Mendoj se muzikės qė unė kėndoj i shkon pėr shtat veshja serioze dhe e thjeshtė. Nė skenė klasike, mua mė pėlqen veshja mes klasikes dhe sportives. Gjatė ditės sa mė sportive. Pėrsa i pėrket look-ut, nuk mė pėlqen tė bėj ndryshime tė shpeshta dhe preferoj njė makiazh tė lehtė.

Disa tė veēanta tė karakterit tuaj, qė i keni zbuluar, apo jua kanė zbuluar tė tjerėt?

Jam dilematike. S’jam shumė e vendosur dhe pėr shumė
gjėra bėhem pishman,- kjo varet edhe nga situatat apo njerėzit. Krijoj miqėsi shumė lehtė dhe pėrshtatem shumė shpejt. Mė pėlqen ta ruaj miqėsinė por jo gjithēka varet nga unė. Nė tė shumtėn e rasteve, miqėsinė e pėrzgjedh,- jam e sinqertė.

Marrėdhėniet tuaja me familjen?

Jam shumė, shumė e lidhur me familjen time. Veēanėrisht me motrėn. Mamaja ėshtė kritikja personale e kėngėve tė mia. Tė gjithė nė familje janė artdashės, sidomos tė muzikės popullore dhe mė kanė mbėshtetur qė nė fillim pėr zgjedhjen time. Kam pėrkrahjen e tyre nė ēdo hap qė hedh.

Tashmė, keni filluar tė mendoni pėr familjen e re. Si jeni njohur me princin e ėndrrave?

Jemi njohur krejt rastėsisht, dhe qė nė momentin e parė e kuptova se ishte njeriu ideal me tė cilin mund tė lidhja jetėn. Sinqeriteti, respekti dhe kujdesi qė tregonte ndaj meje, ishin ato qė mė bėnė tė dashurohesha marrėzisht pas tij.

E dashuroni?

Po, por nuk kemi vendosur ende kur do tė martohemi. Unė ndihem e lumtur dhe e qetė pranė tij, dhe mund tė vazhdoj rrugėn e kėngės, tashmė edhe mė e sigurt. U bėnė njė vit e gjysmė qė jemi bashkė.

Duke qėnė se ju jeni e njohur, cili ėshtė reagimi i tij ndaj suksesit dhe admiruesve tuaj?

Ndonėse profesioni i tij ėshtė larg nga muzika, nėse mund tė shprehem kėshtu, ai vetė si person ėshtė admirues dhe me botė tė gjėrė njohėse tė artit nė pėrgjithėsi. Ėshtė tip i qetė dhe i kuptueshėm, gjė qė mė siguron qetėsi dhe siguri nė vetevete. Unė ndihem e lumtur dhe e qetė pranė tij, dhe mund tė vazhdoj rrugėn e kėngės, tashmė edhe mė e sigurt. U bėnė njė vit e gjysmė qė jemi bashkė, dhe nuk ka patur asnjėherė mosmarrėveshje e xhelozi midis nesh.

Keni udhėtuar shpesh, mendoni tė largoheni e tė jetoni jashtė, si shumė artistė tė tjerė?

Unė jam larguar gjithmonė pėr tė punuar, pėr tė kėnduar nė shumė vende ku ndodhen shqiptarė por nuk mė ka pėlqyer tė jetoj atje. Nuk jam shkėputur kurrė pėr njė kohė tė gjatė apo me idenė tė mos kthehem.Nuk ndahem kollaj nga Tirana. E shumta, nė vende tė ndryshme ke njė publik e spektator tė kufizuar, kėndon nėpėr restorante e lokale ku kėnaqėsia shpirtėrore e artistit paraprihet nga ana financiare, ndėrsa emocionet dhe kėnaqėsia qė tė dhuron publiku nė vendin tėnd, lė shumė pėr tė dėshiruar dhe mua personalisht, ngrohtėsia dhe mirėpritja qė mė ka bėrė publiku, pėrfshirė edhe prezencėn e familjes dhe tė njerėzve tė dashur, nuk mė lė tė largohem.

E nė tė ardhmen?

Nuk jam shumė largpamėse. Nuk bėj plane tė largėta. Dėshiroj tė paraqitem para publikut sa mė mirė dhe autentike nė albumin e ardhshėm, ndaj po bashkėpunoj me Shpėtim Saraēin, dhe tekste origjinale nga Jorgo Papingji. Impenjimi im kryesor tani pėr tani ėshtė albumi i ri qė do tė nxjerr dhe pėr kėtė arsye ofertat qė kam patur nga televizionet dhe pėr koncerte tė ndryshme i kam shtyrė pėr mė vonė.




__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard